RTK

RTKLive
23 Prill, 2024

Fatlum Zhuta siguron medaljen e bronztë, synon sonte futjen në finale

2 min read

Fatlum zhutaMersin, Turqi, 23 Qershor 2013 – 26-vite është dashur të presim që një boksier shqiptar të fiton një medalje mediterane. Ai është boksieri ynë nga Struga Fatlum Zhuta i cili përfaqëson Maqedoninë. Zhuta tashmë ka siguruar medaljen e bronztë, ndërsa sonte në mbrëmje në ora 21:00 do të ketë duelin gjysmë final kundër egjiptianit Hosan Abdin.

Zhuta pati fat në short ku kaloi pengesën preliminare pa meç, ndërsa në çerekfinale e fitoi boksierin nga Libani, Sallomoun Nijad me 3-0. Në tre raundet Zhuta ishte dominantë duke shkëlqyer në paraqitjen e tij.

“Është një ndjenjë e madhe për mua. Pas shumë vitesh dhe padrejtësive ia arrita te një medalje të rëndësishme. Udhëtova deri në  Rusi dhe nuk u lejova të hyjë në Bjelorusi për të marrë pjesë në kampionat evropian. Pengesa kisha edhe në të kaluarën, por ja që kur nuk dorëzohesh ia arrinë. Tani kam në duar medaljen e bronztë, por synoj të argjendtën apo të artën. Besoj se do t`ia arrijë sonte të futem në finale” theksoi Zhuta për Kosova Boxing.

Siç e kishim paralajmëruar që prezent do të janë edhe boksierët tanë nga Shqipëria, Kristian Shytani dhe Kristian Demaj. Të dytë nuk arritën të kalojnë në duelet e tyre të para. Shytani u mposht nga alegjeriani Abdelkader Chadi me rezultat 3 me 0 në raunde. Ndërsa Kristian Demaj u takua me vendasin nga Turqia, Muzafer Behram. Ishte e vështirë për Demaj pasi turku Behram radhitet i 17-ti në botë nga AIBA dhe do të kishte përkrahjen pasi boksonte në vendin e tij. Në fund Behram fitoi 3 me 0.

“Jam i kënaqur me paraqitjen e djemëve. Të dytë patën përballje të vështirë. Ne u paraqitem mirë dhe treguam cilësi. Shpresojmë të japim më shumë në të ardhmen” theksoi Jani Nano, traineri i kombëtarës sonë për Kosova Boxing.

Foto: Shpend Ahmeti 

Artan Vërbica
24 Qershor 2013

1 thought on “Fatlum Zhuta siguron medaljen e bronztë, synon sonte futjen në finale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.