Zhuta, Demaj dhe Bilalli elminohen në xhiro të parë në “Strandja Memorial” të Bullgarisë
1 min readTre boksierët shqiptar Fatlum Zhuta, Kristian Demaj dhe Asmer Bilalli janë eliminuar në xhiron e parë në turneun memorial “Strandja Memorial” në Bullgari. Fatlum Zhuta për kundërshtar kishte boksierin nga Zvicra, Davide Feraci të cilin e humbi me rezultat të ngushtë 11 me 8. Kristian Demaj ndryshe nga herat tjera, këtë herë bëri gara në kategorinë deri 81 kg. Demaj kishte përball një boksier të denjë si Artur Khachatrian, fituesin e medaljes së bronzt në Moskë të Rusisë. Dueli ishte mjaft i ngushtë ku fitoi armeni me rezultat të ngushtë 13 me 11. Boksieri tjetër që përfaqëson Shqipërinë, Asmer Bilalli humbi nga koreani, Jung Won Kim me 18 me 11. Ky turne do t`i shërbejë shumë boksierve tanë në prag të kualfikimeve për Lojrat Olimpike që mbahen në muajin Prill në Trabzon të Turqisë. Ky turne zhvillohet në kuadër të AIBA-së, dhe është njëri ndër më me namë në rajon por edhe më gjërë. Boksierët tanë pësuan humbje mirëpo në paraqitjet e tyre treguan cilësi dhe nivel të përafërt me kundërshtar mjaft me përvojë dhe cilësorë. Kosovaboxing.org shpreson që me pak fat të giendet njëri nga boksierët shqiptar në Londër.
Kosovaboxing.org
29 Shkurt 2012
kristian demaj u eliminua nga arthur katchatryan nga armenia tung me rezultat 13 :11
tregojni gjithcka ndodh jo shkurtiisht.dhe jeni me te sakt
po njejt si 31;11 si 11;8 nejt i bjen qe ka hup aii dobsir kristian demaj
Faton ca doshe me than?