RTK

RTKLive
2 Dhjetor, 2024

Yll Maliqi dhe Myrvete Uka më të mirët për 2011 nga Federata e Kick-boxit të Kosovës

2 min read

Federata e Kick-Box-it e Kosovës, është edhe Federata e fundit sportive që ka zgjedhur laureatët më të mirë për vitin 2011. Solemniteti është organizuar në hotelin “Grand Prishtina”.  Epiteti i kick-boksierit më të mirë i ka takuar Yll Maliqit, anëtar i klubit të kick-box-it Prishtina, ndërsa Myrvete Uka e Kosovës së Vushtrrisë, është shpallur më e mira ndër më të mirat në konkurrencën e fermave. “ Është një ndjenjë e mirë të jesh më i mirë ndër më të mirët. Është hera e tretë më radhë që u zgjodha më i miri, për çka më bënë edhe më shumë të lumtur.  Falënderoj të gjithë që nga trajneri, shokët, familjen, sepse të gjithë kanë hise nga pak për sukseset e mija. Në vitin 2012 shpresoj se do të arrijë rezultate edhe më të mira”, ka theksuar Yll Maliqi, pas marrjes së çmimit si laureati më i mirë për vitin 2011. Myrvete Uka e ka vlerësuar lartë epitetin e më të mirës. “Vërtetë po ndihem shkëlqyeshëm, sepse të jesh më e mira prej më të mirave nuk është edhe punë e lehtë. Viti 2011 ka qenë vit i sukseseve, për arsye se muaj më parë jam zgjedhur edhe sportistja më e mirë e Komunës së Vushtrrisë. Në vitin 2012 më presin sfida të reja sidomos do të përgatitem sa më mirë për Kampionatin Botëror që do të mbahet në muajin shtator në Shtetet e Bashkuara të Amerikës’, ka thënë Uka. Federata e Kick-Box-it me mirënjohje post mortum ka nderuar Besim Kabashin, kampionin botëror që ka ndërruar jetë vitin e kaluar. Me mirënjohje speciale ka nderuar edhe kick-boksierin Tahir Menxhiqi, i cili po e afirmon sportin anekënd botës. Federata ka shpallur edhe pesë shpresat më të mira: Ilir Jashari (Gjilani), Burim Balaj (Kosova), Valdrin Elezaj (Peja), Daran Menxhiqi (Kosova) e Elvis Hatashi (Peja). Në konkurrencën e seniorëve, pas Ylli Maliqi, ndër dhjetë më të mirë janë: Elvis Gashi (Kosova), Korab Sinani (Nitro – Ferizaj), Egzon Ahmeti (Prishtina), Ilir Menxhiqi (Kosova), Shpëtim Ahmetaj (Peja), Milot Shabani (Nitro), Shpresim Xheladini (Gjilani), Alban Muhadri (Forca – Gjakovë) dhe Burim Gjocaj (Peja). Gjyqtari më i mirë është shpallur Fatmir Sopi, ndërsa klubi më i suksesshëm Kosova e Vushtrrisë, punëtori sportiv Faton Xhakli, kurse trajneri i vitit Lutfi Menxhiqi. Fatmir Makolli, kryetar i Federatës, ka deklaruar se viti 2011 ka qenë një vit mjaft i vështirë, ngase janë ballafaquar edhe me telashe financiare, por e ka vlerësuar edhe si një vit i sukseseve që kanë shënuar në rrafshin ndërkombëtar.

Kemajl Goca
29 Shkurt 2012

2 thoughts on “Yll Maliqi dhe Myrvete Uka më të mirët për 2011 nga Federata e Kick-boxit të Kosovës

  1. prsh.. Myrvete Uka eshte ni kik boksere shum shum e mir edhe e duaa shummmm urime dhe per ty ylli suksese

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.