RTK

RTKLive
23 Prill, 2024

Zeqiri kalon xhiron e parë duke mposhtur nigerianin Joseph Oto

2 min read

Liridon ZeqiriAlmaty, Kazakistan, 15 tetor 2013 – Ashtu siç e kishim paralajmëruar ditë më parë që boksieri ynë Liridon Zeqiri do të jetë favoritë ndaj boksierit nigerian Joseph Oto, kjo dhe doli sot ku Zeqiri nuk lejoi befasi duke fituar ndaj nigerianit me rezultat 3 me 0 në tre raunde.  Boksieri më i mirë kosovar arriti që me përvojën e tij shumë vjeçare të kaloj pengesën e parë pa problem. Por, në xhiron e ardhshme Zeqirin do ta pret një sfidë shumë e vështirë, ku përballë do të ketë boksierin italian Domenico Valentino, për ndryshe bartësin i parë nga AIBA në këtë kampionat botëror. Për Valentinon ky është kampionati i pestë botëror. Ai më parë ka marrur pjesë në katër kampionate tjera botërore, në Mianyang, Kinë – 2005, Chicago, SHBA – 2007, Milano,  Itali – 2009 dhe Baku, Azerbejxhan – 2011 dhe tash në Kazakistan konsiderohet favoriti kryesor për medaljen e artë. Ai në katër kampionatet botërore ka fituar katër medalje, një të artë, një të argjendtë dhe dy të bronzta.  Përballja me Valentinon nuk duhet ta trembë boksierin tonë, për arsye të thjeshtë, sepse humbja ndaj tij është fitore duke ditur kualitetin e italianit, por mbetemi me shpresën që Zeqiri mund të fiton dhe Valentinon duke e mos respektuar. Kjo përballje do të jetë finale para finales për boksierin tonë. Mbetemi me shpresën që Zeqiri do të dij t`i përgjigjet Valentinos.

Këto janë rezultatet dhe medaljet e fituara nga Domenico Valentinos:

Kampionatet Botërore
Bronzt 2005 Mianyang Kategoria e Lehtë
Argjendt 2007 Chicago Kategoria e Lehtë
Artë 2009 Milan Kategoria e Lehtë
Bronzt 2011 Baku Kategoria e Lehtë
Kampionatet Evropiane
Argjendt 2011 Ankara Kategoria e Lehtë
Bronzt 2004 Pula Kategoria e Lehtë
Kampionatet e
Bashkimit Evropian
Artë 2004 Madrid Kategoria e Lehtë
Artë 2005 Cagliari Kategoria e Lehtë
Artë 2006 Pécs Kategoria e Lehtë
Bronzt 2007 Dublin Kategoria e Lehtë
Lojrat Mesdhetare
Artë 2005 Almeíra Kategoria e Lehtë
Artë 2009 Pescara Kategoria e Lehtë

Edhe një e dhënë që Kosova Boxing e kishte publikuar tre vite më parë, para Lojrave Olimpike “Londra 2012”, se përfaqësuesja italiane ka bërë kontratë milionëshe me tre boksierët italian, Roberto Cammarelle, Clemento Russo dhe Domenico Valentino në vitin 2008 për të mos kaluar në boksin profesionist. Tre boksierët e lartë përmendur janë ndër sportistët më meritor të gjitha kohërave të Italisë.

Nesër na pret përballja e radhës e boksierëve tanë ku Arian Gashi do të ketë duelin me boksierin nga shteti i ishullit të Oqeanisë Naurus, Dereragia Josep. Edhe në këtë meç presim që Gashi të fitoj ku e favorizojmë për fitore.

Përgatiti:
Artan Vërbica
15 tetor 2013

3 thoughts on “Zeqiri kalon xhiron e parë duke mposhtur nigerianin Joseph Oto

  1. po skij pse mu qudit se pa pare nuk bokson kerkush ikan que do amator se jan hajna tan tu vjedh paret e bokseve

  2. po skij pse mu qudit se pa pare nuk bokson kerkush ikan que do amator se jan hajna tan tu vjedh paret e bokseve marre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.