RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Edis Tatli mbron titullin WBA Intercontinental me 7 dhjetor kundër Matias Ezequiel Gomes

2 min read

edis tatli - kosova boxingBoksieri ynë më i sukseshëm i këtij viti, Edis Tatli do të vazhdon rrugëtimin e tij drejt suksesit. Ai me 7 dhjetor në qytetin Espoo të Finlandës do të mbrojtë titullin WBA-Intercontinental ndaj argjentinasit Matias Ezequiel Gomes. Ky duel do të jetë i treti për Tatlin pas dy fitoreve të mëdha ndaj Felix Lora dhe Innocent Anyanwu.

Kundërshtari i Tatlit, Matias Ezequiel Gomes deri më tani ka zhvilluar 33 meçe profesioniste duke shënuar 31 fitore (30 KO) dhe ka vetëm dy humbje. Gomes cilësohet si një boksier nakauter i cili 99% të fitoreve i ka fituar para kohe. Ky rezultat i tij do ta sfidoj seriozisht Tatlin i cili është rrugës së afërt që për një kohë të shkurtë të sfidon titullin e kampionit të botës.

Tatli deri më tani ka zhvilluar 21 meçe profesioniste duke fituar të gjitha meçet, gjashtë prej tyre me ndërprerje.

Tatli me triumfin e titullit WBA-Intercontinental ndaj Felix Loras, dhe fitores ndaj Innocent Anyanwu me nakaut në raund të pestë, është ngritur në pozitën e 12-të në versionin WBA, ndërsa në rast të fitores me 7 dhjetor, ai do të futet në mesin e dhjetë më të mirëve në kategorinë e lehtë të versionit WBA.

Pas suksesit më të madh ndër boksierët tanë, Tatli është kandidati kryesor për të fituar çmimin e boksierit më të mirë nga agjensioni ynë Kosova Boxing. Poashtu edhe revista jonë e boksit “Kosova Boxing Magazine” do të ndaj për herë të parë çmimin prestigjioz për boksierin më të mirë.

Artan Vërbica
16 tetor 2013

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.