RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Zenunaj, luani i vetëm që po e pushton ngadalë Amerikën

3 min read

Dardan 6Boksieri ynë Dardan Zenunaj (12-1, 9 KO) në fundjavë shënoi fitore të merituar në qytetin Carson në Kaliforni, kundër meksikanit Naciff Castillo (17-6-2, 5 KO) me vendim të gjyqëtarëve pas gjashtë raundeve. Kjo është fitorja e dytë e tij në SHBA brenda pesë muajve. Ai në dhjetor të vitit të kaluar pati edhe një fitore të madhe ndaj amerikanit Bryant Cruz (16-0, 8 KO), i cili ishte i pamposhtur në 16 meçe, por që ishte Zenunaj ai që i ndali hovin duke e nakautuar në raund të shtatë.

Të dy meçet për te ishin të vështira, por Zenunaj asnjëherë nuk u frikësua, pranoi rrezikun dhe i vetëm si Luan i vërtetë po e pushton ngadalë Amerikën.

Se sa e vështirë e kishte na tregon edhe vetë ekskluzivisht për Kosova Boxing, vetë Zenunaj.

KB: Ju përgëzoj për fitoren. Na trego sa e vështirë ishte të boksosh kundër një meksikani kur dihet që në Kaliforni ka shumë popullatë meksikane ?
Dardan Zenunaj: Që nga fillimi kur kam kuptuar me kend do të boksoj, se është meksikan dhe që boksoj në Carson, e kam ditur se e kam të boksoj njejtë si në Meksikë. Mirëpo unë nuk kisha alternativë tjetër dhe jam i vendosur, ku të më afrohet meç, unë do të boksoj.

KB: Si ju pritën, si ishte atmosfera para meçit. A kishte tensione?
Dardan Zenunaj: Në fillim më ftuan në ngrohje ku më thanë që unë do të kem meçin e parë. Pastaj më thanë, ka qenë gabim, ti do keshë meçin më vonë. U deshtë të presë plot tre orë. Ishte presion psiqik, por unë isha përgatitur për një gje të tillë.

KB: A ju frikësoi atmosferë që ishin afër 18.000 shikues, kryesisht meksikan?
Dardan Zenunaj: Jo aspak, trajneri më kishte tërhjekur mendjën dhe unë e dija si do të jetë. Isha i relaksuar dhe dija çka duhej të bëja. 

KB: Ju e rëzuat atë në raund të dytë por gjyqëtari nuk e numëroi si nokdovn. Pastaj Castillo ishte i papastër ku disa herë ju goditi me kokë, dhe për çudi asnjëherë nuk e sanksionoj?
Dardan Zenunaj: Unë fitova pesë raunde ndaj tij, të jem real e kam humbur vetëm një, por që edhe gjyqëtarët ishin nën presion, duke u munduar ti japin fitoren atij. Të gjithë ishin kundër meje dhe gjyqëtari në ring. Ajo atmosferë e krijuar aty nga meksikanët është normale të ndihmojnë atë. Unë vazhdimisht kisha sugjerime nga trajneri Roberto Garcia të jam i vëmendshëm dhe të ruaj gjakftohësin dhe iu shmanga me plot menquri duke fituar meçin.

KB: Po meçi i fituar në dhjetor nga Bryant Cruz i cili ishte i pamposhtur për 16 meçe, të gjitha fitore. Si ishte?
Dardan Zenunaj: Çka të themë, erdhi oferta dhe unë skisha rrugë dalje. Kur je dikush që nuk të njeh askush, plotësisht i  panjohur, ti duhesh të pranosh gjithçka. Dhe kështu unë pranova dhe rrezikova kundër një boksieri shumë të fortë. Edhe atë meç nuk e kisha të lehtë sepse ai ishte favoriti dhe boksonte në shtëpin e tij. E dija se duhesha të fitoj vetëm me nakaut dhe ia arrita. Në raundin e gjashtë e rraha shumë sa që dy herë ra në dysheme, ndërsa që ishte i dërmuar dhe nuk arriti të vazhdoj në raundin e shtatë.

KB: Dardan, çka më tutje?
Dardan Zenunaj: Kam ardhë në pushime te familja në Belgjikë për dy javë. Pastaj kthehem sërish në Oxnard në SHBA ku do ti vazhdoj përgatitjet. Besoj gjatë verës do të kamë sërish meç. Promoteri im Lou DiBella dhe trajneri im Robert Garcia, dëshirojnë të jam sa më shumë aktiv dhe të kam meçe.

KB: Kosova Boxing ju dëshiron shumë fat në të ardhmen dhe t`ju themi të vërtetën, jemi shumë krenar me ju. 
Dardan Zenunaj: Ju faleminderit edhe nga ju që vazhdimishte më kani përkrahur dhe nepërmjet Kosova Boxing po ndëgjohen të arriturat e mija.

Intervistën e realizoi: Artan Vërbica 
5 maj 2016

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.