RTK

RTKLive
26 Qershor, 2022

Yjet e boksit tonë triumfojnë në Prishtinë

4 min read

Palatini, Stucki, Zeka dhe MuhaxheriSheshi 21. Prishtinë, 24 maj 2013 – Yjet e boksit shqiptar që u shfaqën në kryeqendrën tonë në Prishtinë kanë dhuruar spektakël të vërtetë në mbrëmjen e kaluar. Të gjithë me potencialin e tyre arritën fitore ndaj kundërshtarëve të respektueshëm. Nimani, Gashi, Cullhaj, Sejdiu dhe boksieri nga Rumania, James Chereji triumfuan me meritë duke kënaqur të pranishmit. Në këtë mbrëmje musafir të Federatës së Boksit Profesionist të Kosovës ishin dy personalitetet e lartë të Federatës së Boksit Profesionist të Evropës, dy anëtarët e bordit të EBU-së, Willibald Palatini nga Austria dhe Peter Stucki nga Zvicra. Të dy anëtarët e EBU-së dolën të kënaqur me organizimin e FboxprofK-së. Ata siguruan se FprofboxK-së do të pranohet në kongresin e EBU-së me 1 Qershor që do të mbahet në Vienë me të gjitha drejtat.

Jack Chereij vs. Adnan ZiliqDueli i parë filloi me rumunin James Chereji dhe boshnjakun nga Bosnjë e Hercegovina Adnan Zhiliq. Ky meç ishte hyrje fantastike për shikuesit duke paralajmëruar për duele më të mëdha në vazhdim. Ndonëse Chereji një talent i rallë me shumë vlera arriti të demonstroj teknikë të përkryer, kurse edhe Zhiliq tregoi performancë të denjë. Fitues i kësaj përballje doli Chereji i cili për një nuancë të vogël ishte më i mirë. Kjo ishte fitorja e dytë e tij në karrierë në boksin profesionist në poaq lufta për Chereji, ndërsa Zhiliq pësoi në meçin e tij të parë profesionist por la gjurmë për të ardhmen.

Bujar Sejdiu vs. Konstantin AlexandrovBujar Sejdiu vs. Konstantin Alexandrov.2I rikthyeri në skenën e Kosovës dhe i pëlqyeri i publikut të Kosovës, Bujar Sejdiu doli në skenë në meçin e dytë të mbrëmjes. Sejdiu përball kishte boksierin nga Bullgaria, Konstantin Alexandrov i cili ishte i pamposhtur deri më dje me bilanc prej dy fitore në dy përballje në boksin profesionist. Sejdiu arriti me shfaqjen e tij më të mirë t`i pësoj humbjen e parë në karrierë Alexandrovit. Dueli ishte mjaft interesant me prezentim të mirë të dy boksierëve, por në fund Sejdiu arriti të dal fitues pas gjashtë raundeve. Kjo ishte fitorja e pestë në karrierë e Sejdiut në boksin profesionist, karshi një humbje. Për Sejdiun mund të konkludojmë se është një rikthim i madh drejt rrugës së tij të suksesit ku synon të jetë.

Armand Cullhaj vs. Emir TelalovicArmand Cullhaj vs. Emir Telalovic.2Meçi i tretë i mbrëmjes ishte ai i Armand Cullhaj dhe boshnjakut Emir Telaloviq. Ky meç nga Kosova Boxing cilësohej si dueli kryesor i mbrëmjes për nga cilësia dhe rivaliteti që pritej, ndërsa fituesi ishte i në dilemë se cili do të jetë ai.
Meçi filloi me një furi nga Cullhaj i cili që në raundin e parë e fitoi meçin pasi me një goditje të fortë i dëmtoi syrin e majtë Telalvoqit. Edhe në raundin e dytë Cullhaj ishte agresori por Telaloviq me shumë përvojë arriti dal nga dalë të stabilizoj meçin. Dueli më pastaj u zhvillua nga afër me goditje nga afërsia ku u demonstrua me të vërtet një meç i fortë duke bërë këtë meç shumë interesant. Gjashtë raunde dhanë shumë goditje interesante, por në fund gjyqëtarët vlerësuan fitoren në të mirë për Cullhaj.

Besar Nimani vs. Valentin Stoychev 1Valentin Stoychev 2Dueli i radhës ishte ai i kampionit aktual evropian në versionin IBF East/West, Besar Nimanit dhe boksierit nga Bullgaria, Valentin Stoychev. Ndonëse pritej dominimi nga Nimani, ai përballë pati një boksier ms shumë përvojë i cili kishte 270 meçe amatore. Por, Nimani nuk tregoi aspak respekt dhe qysh në raund të parë me një goditje të ulët në pleksus me të majtën e tij e plandosi në dysheme duke arritur të përfundon këtë duel. Nimani me këtë fitore i tregoi të gjithëve se ai ka të ardhme të ndritur. Nimani titullin IBF East/West është i detyruar ta mbroj më së largu deri në muajin shtator.

Disarot Gashi vs. GebereczNë fund të kësaj mbrëmje dolën Disarjot Gashi dhe hungarezi Jozsef Gerebecz. Ky duel u parashikua të zhvillohej në tetë raunde, por në raundin e shtatë ky meç u dorëzua nga trajneri kundërshtar. Edhe në këtë meç u zhvillua meç shumë interesant ku Gashi gjatë gjithë kohës kishte incijativën e plotë duke demonstruar meç të bukur. Kjo ishte fitorja e 13-të në karrierë në boksin profesionist për Gashin, karshi dy humbjeve dhe një barazimi. Ndërsa hungarezi Gerebecz pësoi humbjen e nëntë në karrierë karshi pesë fitoreve.

Në këtë mbrëmje ishte parashikuar të boksoj edhe Erzen Rrustemi, por kundërshtari i tij nuk kishte udhëtuar.

Foto: Avdush Cakaj

Artan Vërbica
25 maj 2013

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.