Xhoxhaj fiton të argjentën në Poloni
1 min readTurneu tre ditor në boks amator “Czarne Diamenty” ne Mysykow te Polonisë është mbyllur me një sukses tjetër ku Armend Xhoxhaj ka fituar medaljen e argjent. Xhoxhaj në finale kishte boksuar me reprezentuesin polak ku humbi me rezultat të ngushtë 5 me 4. Xhoxhaj këtë kundërshtar e kishte mposhtur muaj më parë me ndërprerje por dje ai ishte ndihmuar nga gjyqëtarët, por prapë ky sukses është i madh për talentin prizrenas. Të kënaqur me paraqitje janë nda edhe gjyqëtari ynë Latif Demolli dhe traineri Abaz Syla. Syla bëri ankesë te delegati kryesor i meçit por nuk pati sukses ne ndrrimin e rrezultatit.
Kosovaboxing.org
20 Qershor 2011
shum fort mendi veq vazhdo 1shi je