RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

Mbaron Kampionati Evropian për shqiptarët

2 min read

Ankara, Turqi, 20 Qershor 2011 – Kampionati Evropian i 29-ti me radhë është mbyllur për shqiptarët. I vetmi shqiptar që mbeti në garë për medalje, Fatlum Zhuta nuk arriti më shumë se raundin e dytë të kampionatit evropian. Ndërkohë boksierët tanë ditët në vazhdim do të percjellin kampionatin vetëm si shiques ku kanë mbetur edhe pesë ditë deri te përmbyllja. I vetmi që ka kaluar pengesën e parë ka qenë boksieri strugan Fatlum Zhuta i cili përfaqëson Maqedoninë. Zhuta sot humbi duelin ndaj armenit Artur Khachatarian 15 me 9. I njejti boksier ka elminuar në xhiron parë boksierin tonë shqiptar Alban Bermeta. Dje Kristian Demaj ka humbur kundër nënkampionit evropian Tervel Pulev me rezultat 19 me 9. Poashtu edhe Xhulio Vrenozi humbi nga franaqezi  Chabane Feim me rezultat 15 me 9. Poashtu edhe Asmer Bilalli është mposhtur nga rusi Islam Edisulltanov 19 me 7. Qysh në fillim të kampionatit dhe shortit të hedhur e kemi parashikuar se do të jetë e vështirë dhe kjo doli të jetë, por ky kampionat i ka ndihmuar pak boksierët tanë pasi kanë fituar një përvojë më shumë para kampionatit botëror që fillon në muajin shtator në Baku të Azerbejxhanit. Kampionati i boksit shqiptar pritet të zhvillohet në fund të muajit Gusht dhe ndoshta ky kampionat do të nxjer edhe ndonjë boksier tjetër në kampionatin botëror. Ndërkohë për Shqipërinë mbetet ende larg te ndonjë medalje në kampionate evropiane apo botërore.

Artan Vërbica
20 Qershor 2011

8 thoughts on “Mbaron Kampionati Evropian për shqiptarët

  1. LIRIDON TI MUNDESH ME DHAN MENDIMIN TAN GJITHSESI.POR NUK E DI SE SA KAPACITET KE TI PER TU PERBALL NE EUROP BOT APO NE KOSOV POR VEN LOGJIKEN NE PUN DHE TURP TE KESH TI PER ATE QE THUA .SE BOXIRET TAN KUDO NE BOT NA NDEROJNE DENJESISHT

  2. me mir te jesh me i dobeti prej te mireve se sa e kunderta ok kta jan si nxenesat ne klasen e par po duhet shum pun per tu arrit si te tjert qe kan arrit,se shqiptart ne sporte vetanake arrijn shum po ktyre ju duhet ende pun shum, me rrespekt besniku gjilan

  3. kto jan ato qe kan guxim te hyn ne ring me te zgjedhurit e evropes dhe te botes dua te them me ma te mirt nevrop ti sa me duket duet te jesh liridon zeqiri ne qofse ti je aj kjo vlen per ty tash a ke ti byth me hyp atje ne ringjet botnore mee ba boks me boksert me ma te mirt e me u perballu atyre jo ma shum po vec nje rund te pakten po ajt mos e trego at euforin at gjelozin qe ki maje ma mir ne vete se ma mir e bjen e sa per ty ti duet te punojsh edhe shum e ma shum nje mec ta kum pa ti o njeri ske kapacitet per nevrop dhe bot me respekt

  4. resi te lumt ke shum te drejte sepse gjelozia flet si ka folur “liridoni” une mendoj se komenty yt i jep nje mesim liridonit qe te mos mirret me fjal por me pune..

  5. Pershendetje fatos un mendoj se ky esht realitet tek ne shqiptaret ma shum kemi fjal se sa pun ne nuk nihemi po besoj se sesht problem un kam qen vet bokser kam boksu deri ne 2006 dhe pak a shum i di kto sende se ekam pervojen ne e ringut sesht let me i qendru xhdo bokserit ne ring kjo esht realitet po kta burra qe kan guximin me hyp ne ring kunder xhdo bokserit te rangut te lart esht TURP dikush ti ofendoj aq me shum nga nje person qe i thot vetit sportist prandaj i them qati djalit
    PUN JO FJAL
    GUXIM O FRIG

    ME RESPEKT

  6. ke shum te drejte resi bashkohem me mendimin tend….te krush fitore apo sukses ne kampionat europjan apo boteror eshte sukses..se nuk i thuhet sukse nje fitore ne kosove apo shiperi.. qaj djali”liridon’ nuk ashten asgje vetem se nje femij qe spo e njeh boksin…. flm per mirkuptimin respekt…..suskes per te gjith boksert shqiptare…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.