Shala mposht Tomkon për herë të tretë
1 min readShpetim Shala 11-0 (3 KO) ka mposhtur sllovakun Michal Tomko për herë të tretë në karrierën e tij të boksierit profesionist. Shala zhvilloi një luftë të fortë ku Tomko zhvilloi një meç mjaft të përlyer dhe që ishte lejuar nga gjyqëtari kryesor. Gjatë duelit Shala kishte marr një goditje në arkadë gjë që e kishte penguar ta zhvilloj meçin siç e ka parashikuar. Ky duel ishte njëri ndër meçet më interesante ku të dy sakrifikuan shumë goditje dhe zgjoi interesim te shikuesit ku pat shumë gjakë nga te dytë. Shala ka pasur në program të zhvilloj meçin tjetër me 2 Korrik në parameç të Nuri Seferit, por ai do të jetë i detyruar të pushoj për shkak të lëndimit të arkadës. Poashtu Nuri Seferi ka anuluar meçin për mbrojtjen e titullit”WBO Europe” për shkak të lëndimit të këmbës. Ky lëndin nuk është i ri për Seferin pasi ai edhe në të kaluarën ka vuajtur nga ky lëndim. Ditë më parë Seferi theksoi për Kosova Boxing se i vjen keq që nuk mund të zhvilloj meçin e paraparë, por këto gjëra ndodhin dhe Seferi duhet të pushoj disa javë. Shpresojmë që ky lëndim ti kaloj sa më parë.
Kosovaboxing.org
20 Qershor 2011