RTK

RTKLive
9 Tetor, 2024

Xhilla kampion “IBF Youth” për të rinjë, ndërsa Seferi fiton me Knock-out ndaj Jalusic

1 min read

Burgdorf, Zvicër, 15 Tetor 2011 – Boksieri nga Struga, Agron Xhila (81kg), ka arritur të bëhet kampon bote në versionet IBF dhe GBF (për të rinj). Ai titullin e fitoi të shtunën në Burgdorf të Zvicrës duke mposhtur boksierin nga Tanzania, Paskël Ndomba, i cili dorëzoi ndeshjen në raundin e gjashtë. Pas përfundimit të takimit Xhila deklaroi se është shumë i gëzuar nga rezultati i madh. “Sinqerisht kam pritur që fitoj, sepse isha mirë i përgatitur, edhe pse e dija se me çfarë kundërshtari kam punë. Kjo për mua vlen shumë”, tha Xhila. Ai paralajmëroi se do të vazhdojë me boksin me shpresë për suksese edhe më të mëdha. Boksierit strugan i kanë paraprirë nëntë ndeshje të boksit në kategori tjera në të cilat kanë marrë pjesë boksierë nga shumë shtete. Në këtë eveniment të boksit, është paraqitur në ring edhe boksieri nga Korita e Gostivarit, Sefer Seferi. Ai arriti që në raundin e katërt të nokautoj kroatin Josip Jalushiq. Seferi i cili fitoi edhe muajin e kaluar në Gostivar, ka arritur në kouten e 14 fitoreve (13 KO).

Avdyl Salihu
16 Tetor 2011 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.