RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Nimani 69.0 kg ndërsa Mbongo 69.8

2 min read

Hornbach,  Velten, Gjermani, 14 Tetor 2011 – Sonte në Velten janë mbajtur peshimet zyrtare para meçit të vlefshëm Besar Niamanit dhe Erve Mbongo. Në një ambient të shkëlqyeshëm të dy boksierët u przantuan duke ngazëllyer të pranishmit. I pari që erdhi në peshime ishte Erve Mbongo i cili doli të jetë 69.8 kg. Pas tij erdhi boksieri ynë i cili u prit me duar trokitje të mëdha dhe shtoi emocionet tek të pranishmit. Nimani doli të jetë 800 gram më i lehtë, duke qenë 69.0 kg. Ky meç do të jetë i vlefshëm për titullin Internacional të Gjermanisë në kategorinë të mesme të lehtë.

Besar Nimani ishte mjaft i frzmëzuar para kësaj ndeshje. “Pres fitore nesër. Jam përgaditur mjaft shumë për këtë meç dhe e pres me padurim përballjen dhe ngadhënjimin” theksoi Nimani.

Kosova Boxing mori edhe opinionin e Erve Mbongo i cili theksoi:” Nimani është boksier i mirë, por unë kam ardhur të fitoj”.

Kjo ndeshje do të pritet me shumë kënaqësi nga adhuruesit shqiptar por edhe atyre gjerman për Nimanin, pasi Nimani gëzon popullaritet të madh në Gjermani. Se sa është interesimi tregon fakti se të gjitha biletat për këtë ndeshje janë shitur. Ardhjen në Velten për ta përkrahur Nimanin e kanë e konfirmuar edhe shumë personalitete shqiptare, si boksieri i mirënjohur Haxhi Krasniqi, fotoreporteri i njohur Eroll Popova, boksierja më e mirë shqiptare Azize Nimani dhe pastaj boksieri tjetër perspektiv Armand Cullhaj e shumë tjerë.

Për më të rejat nga ky meç do të sjell lajme të drejtpërdrejta nga Velten, Artan Vërbica.

Kosovaboxing.org
15 Tetor 2011

1 thought on “Nimani 69.0 kg ndërsa Mbongo 69.8

  1. faleminderit kosova per lajmet qe na jepni nga boksi,aq me shum ne gjuhen shqipe.kemi vujtur shum per informacion per boksieret tane qe boksojn jasht

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.