RTK

RTKLive
25 Prill, 2024

Xhilla fiton ndërsa Sherifi barazon në Drau të Austrisë

1 min read

Festsaal Lendorf, Drau, Austri, 29 Maj 2010 – Agron Xhilla 2-0 (2 KO) ka shënuar fitoren e dytë në boksin profesionist. Xhilla shënoi fitore duke mposhtur Andre Nemecek me KO në raund të parë, vetem pas 20 sekondave. Xhilla me një kroshe të majt dërmoi debutuesin e ri nga Austria. Kjo është fitorja e dytë mbrenda 10 ditësh për boksierin strugan. Në këtë mbrëmje boksoi edhe boksieri tjetër shqiptar, Sevdail Sherifi 2-1-1 (2 KO) i cili zhvilloi një luftë të fortë me austriakun Ali Chakiev 9-1-1 (1 KO). Kundërshtari i boksierit tonë nga Presheva i cili kishte me shumë eksperiencë në boksin profesionist nuk arriti të del më i mirë se boksieri ynë. Sherifi ishte më i mirë por gjyqëtarët e vleresuan duelin e barabartë.  

Kosovaboxing.org
30 Maj 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.