RTK

RTKLive
9 Tetor, 2024

Xhilla dhe Seferi të gatshëm për tituj dhe krenari

1 min read

Agron Xhilla dhe Sefer Seferi do të ndeshën këtë shtunde në Burgdorf të Zvicrës, ku Xhilla do të boksoj për titullin vakant “IBF Youth” apo për moshë të re dhe do të ketë rastin të kurrorzohet me titullin e kampionit botëror për të rinjë, ndërsa Sefer Seferi për të treguar krenarin e tij dhe synimet e tij për të ardhmen. Xhilla 11-1 (7 KO) do të ketë për kundërshtar afrikanin nga Tanzania, Pascal Ndomba i cili ka gjithësej 11 fitore (9 KO), 3 humbje  dhe 2 barazime. Do të jetë kjo lufta më e fortë deri më tani për struganin Xhilla. Sefer Seferi 13-0 (12 KO) i cili dy javë më parë mposhti hungarezin Gabor Zsalak në Gostivar me ndërprerje në raund të dytë, tani do të kryqëzoj dorezat me kroatin Josip Jalusic i cili ka 10 fitore (7 KO) , 24 humbje dhe 1 barazim. Jalusic shquhet si boksier i fortë dhe me eksperiencë të madhe. Ai disa vite më parë ka boksuar me vëllaun e Seferit, kampionin aktual evropian në versionin WBO, Nuri Seferi, të cilën ka humbur dy meçe radhazi. Jalusic është përballur edhe me Shpetim Shalën dhe Ilir Canollin, gjë që ka rekord negativ me shqiptarët. Seferi i motivuar si kurr më parë pret ti shkaktoj humbjen e 25-të në karrierë.

Artan Vërbica
12 Tetor 2011

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.