RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Xhilla dhe Rrustemi në event të përbashkët me 20 Prill

2 min read

agron xhilla, erzen rrustemi dhe oliver dutsclerAgron Xhilla dhe Erzen Rrustemi do të paraqiten në një event të përbashkët me 20 Prill në qytetzën Mietingen të republikës Baden-Württemberg të Gjermanisë. Xhilla do të ketë përballë boksierin çek Roman Vanicky ku ky meç do të zhvillohet në tetë raunde.

Boksieri ynë e njeh mjaft mirë Vanicky-n pasi që me te në vitin 2011 i kishte kryqëzuar dorezat duke ia marrë fitoren në mënyrë të turpshme në Çeki atë botë. Kjo mbetet humbja e parë e Xhillës në karrierë, por nuk e pengoi të rrisë rekordin e fitoreve që e mbanë tani 17 fitore (13 KO) dhe të vetmën humbje.

“Kam pritur gjatë ti revanshohem Vanickyt. Unë edhe para dy vitesh isha më i mirë se ai, por fitorja ime mu vodhë ku ai ishte vendas. Jam shumë i gëzuar që do të boksoj sërish kundër tij duke i dëshmuar të gjithëve se humbja ishte e padrejtë” theksoi Agron Xhilla për Kosova Boxing.

Xhilla ka një karrierë të ndritshme në boksin amator, por ai po vazhdon me suksesë edhe boksin profesionist ku ka fituar tre tituj të kampionit botëror për të rinjë në versionet të njohura botërore WBC, IBF dhe WBO.

Kosova Boxing në vitin 2010 e ka përzgjedhur me titullin “Debutuesi i vitit 2010” në boksin profesionist me rezultatet e arritura. Ai ishte renditur në pozitën e 15-të në versionin WBC, por tani atë e kanë zbritur në vendin e 29-të për arsye të panjohura pasi është një rënje drastike pas dy muajve, edhe pse duelin e fundit e ka zhvilluar në muajin Dhjetor.

Në këtë mbrëmje do të boksoj edhe boksieri perspektiv Erzen Rrustemi i cili muaj më parë shënoi një fitore të rëndësishme ndaj boksierit me shumë eksperiencë turkut Ali Durmaz.

Rrustemi deri më tani ka zhvilluar dy meçe profesioniste duke fituar të dytë me ndërprerje, deri sa kundërshtari i tij i radhës do të përcaktohet shumë shpejt.

Kosova Boxing kontaktoi Erzen Rrustemin i cili deklaroi: “Fitorja e fundit më ka motivuar edhe më shumë, dhe me 20 Prill do të synoj fitoren e tretë në boksin profesionist. Për kundërshtar jam duke e sqyrtuat kundërshtarin e radhës, dhe shumë shpejtë do të marrë vendimin se cili do të jetë” tha Rrustemi.

Artan Vërbica
15 Mars 2013

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.