RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

Arnold Gjergjaj bokson me 23 mars kundër Janne Katajisto

2 min read

arnold gjergjaj posterËshtë konfirmuar kundërshtari i radhës i boksierit tonë Arnold Gjergjaj. Ai do të jetë finlandezi i pamposhtur Janne Katajisto. Edhe më parë e kishim theksuar si kundërshtarin e mundshëm të Gjergjaj, dhe marrëveshja është arritur dhe kampioni i Finlandës do të boksoj kundër boksierit tonë. Lajmin e kanë bërë të ditur kampi i ekipit të Gjergjaj enkas për Kosova Boxing. Dueli do të zhvillohet në Bazel me 23 Mars.

Katajisto ka bilanc prej 13 fitore (6 KO), dhe një barazim dhe asnjëherë më parë ska qenë i mposhtun. Ai është kampion aktual i Finlandës ku ka mposhtur Peter Antman me KO në raund të shtatë, dhe ka mposhtur edhe boksierin britanik Danny Williams i njohur për fitoren ndaj legjendës Mike Tyson. Duhet theksuar se Katajisto në boksin amator ka mposhtur edhe boksierin e renditur numër 1 në versionin WBO – Robert Helenius.

Arnold GjergjajGjergjaj vs. FuryGjergjaj është i përgatitur si kurr më parë për këtë duel. Ai ka zhvilluar seanca të jashtëzakonshme me boksier kualitativ si britanikun Tyson Fury i cili në renditjet botërore rangohet më lartë se Gjergjaj. Fury i cili rangohet në vendin e 4-të në versionin WBC do të mund që shumë shpejtë të sfidon Vitali Klitschkon dhe për këtë arsye ka udhëtuar enkas nga Britania e Madhe në Zvicër për të zgjedhur një boksier të fortë si Gjergjaj për përgatitje. Aktualisht Gjergjaj renditet në pozitën 104 në boxrec dhe fitorja ndaj Katajistos do të përparojë akoma në renditje botërore, ndërsa shumë shpejtë pritet që Gjergjaj të rangohet në TOP-15 në katër versionet botërore.

Artan Vërbica
13 Mars 2013

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.