Xhavit Bajrami sfidon titullin e versionit WKN
2 min readKampioni jonë aktual botëror në versionin ISKA, Xhavit Bajrami nuk do të mbrojë titullin e ISKA-së, por kësaj radhe do të sfidon titullin e versionit tjetër jo edhe aq të njohur, atë të WKN. Bajrami për kundërshtar do të ketë polakun e natyralizuar Izuagbe Ugonoh i cili është njëherit kampion i Polonisë me regullat e K-1 (Poland Champion K-1 Rules). Xhavit Bajrami i zgjdhur kick-boxieri më i mirë i redaksisë sonë Kosovaboxing.org për vitin 2009, ka kalur një vit të sukeshëm edhe këtë vit duke mposhtur ukrainasin Dimitrij Bezus në Prishtinë me vendim unanim. Kundërshtari i Bajramit është mjaft i sukseshëm në fushën e kick-boxit jo vetem në Poloni por edhe më gjërë. Ai poashtu këtë vit ka debutuar në boksin profesionist duke shënuar fitore. Ugonoh është edhe aktor ku ka luajtur disa role në disa filma aksion në Poloni. Ai i përngjan mjaft shumë Remy Bonjasky dhe në Poloni e thërasin Bonjasky i Polonisë. Ugonoh e ka idol Bobjasky-n por ai pëlqen mjaft shumë edhe Gokhan Sakin. Këtë e kishte deklaruar disa ditë më parë dhe kishte thënë për redaksinë polake Fight24.PL se në Zvicër do të shkoj jo vetem si turist por për t`u rikthyer me titull. Dueli Bajrami dhe Ugonoh do të zhvillohet me 18 Dhjetor në Curih të Zvicrës. Në parameç të këtij dueli do të paraqiten edhe kick-boxierët tjerë shqiptar si Jetmir Sula, Butrint Rama, Yll Rashiti dhe Ferid Bajrami.
Artan Vërbica
7 Nëntor 2010