Wilder apo Fury? Gjasat 50-50!
2 min readDy ditë kanë mbetur deri te meçi i vitit në kategorinë e rënd ndërmjet amerikanit Deontey Wilder dhe britanikut Tyson Furi-t. Meçi i cili do të mbahet këtë të shtunë me 1 dhjetor në “Staple Center” në Los Angelos pritet të jetë mjaft interesant dhe sfidues.
Te dy boksierët janë të pamposhtur, Wilder (40-0, 39 KO) dhe Fury (27-0, 19 KO) dhe në këtë përballje njëri prej tyre do të vazhdoj marshimin e fitoreve, ndërsa tjetri do të ndjejë humbjen e parë.
Wilder kampion botëror në versionin WBC nga viti 2015 që kur mposhti haitasin Berman Stiverne, për tre vite arriti shtatë herë të mbroj titullin e kampionit të botës. Por gjatë kësaj periudhe Wilder mposhti disa boksier cilësor, por jo rival që do ta rezikonin atë, përveç duelit të fundit që e kishte kundër Luis Ortiz, i cili e sfidoi me të vërtetë Wilderin duke pasur edhe fat, por që edhe Wilder u tregua i pjekur duke ditur të triumfoj në momente vendimtare.
Ndërsa, Tyson Fury ndryshe nga Wilder ka boksuar me më shumë emra të mëdhenjë të boksit botëror. Ai ka mposhtur kundërshtarët e respektuar si Dereck Chisorra, Steve Cunnigham, Wladimir Klitschko, etj. Fury para tre viteve shokoi botën duke mposhtur Wladimir Klitschko-n duke i rrëmbyer të tre titujt botëror, WBA, IBF dhe WBO. Pas këti dueli Fury u shfrenua për së keqi duke pasur probleme me mbipeshë, shfrenim total, afera me alkohol dhe kokainë.
Cila është situata aktuale dhe gjasat e këtij meçi, mbetët të shihet. Vendim i vështirë për ta parashikuar fituesin! Wilder pranë sfidë së vërtetë ndërsa do të shohim nëse te Fury ka lënë pasoja e mosaktivizimit të tij që do të ishte normale. Si do që të jetë meçi i së shtunës do të jetë mjaft interesant e fituesin do ta mësojmë me kohën tonë të mëngjesit të kësaj diele me kohën tonë.
www.kosovaboxing.org
29 nëntor 2018