RTK

RTKLive
6 Maj, 2024

Whyte vs. Povetkin caktohet me 22 gusht

2 min read

Dueli i shumë pritur ndërmjet Dillian Whyte dhe Alexander Povetkin është caktuar për datën 22 gusht. Ky meç do të zhvillohet në kampin e Matchroom, Brentwood në Britani të Madhe dhe do të jetë për titullin Interim të WBC-së. Fituesi do të kundërshtar i detyrueshëm Tyson Fury-t. Por, gjasat që Whyte apo Povetkin të boksojnë menjëherë me Furyn do të janë të pakta me 2020 sepse Fury dhe Joshua kanë një marrëveshje për të boksuar së pari për unifikimin e titujve në fillim të vitit 2021.

Whyte (27-1-0, 18 KO) i cili ka vetëm një humbje në karrierë kundër Anthony Joshuas, premton shumë. Dhe nuk do të ishte befasi që ai në një të ardhme të afërt të zë vendin e Joshuas, i cili nuk ka perfomuar si në fillimet e tij në boksin profesionist. Dilema e Joshuas u tregua edhe kundër Andy Ruiz Jr kur humbi përballjen e parë dhe nuk pati siguri aq të madhe në revanshin kundër tij, kur e mposhti më pastaj me anë të gjyqëtarëve duke mos rrezikuar asnjëherë. Për Povetkin çka të themi. Ai ka një bagazh të madh, i cili u mendua që pas humbjes nga Joshua që do të penzionohet, por më pastaj u rikthye me një fitore të madhe kundër Hughie Fury, ndërsa barazoi kundër Michael Hunter. Pra, dueli Whyte dhe Povetkin do të jetë luftë e vërtetë.

Me rregullat e reja të një ngjarje të boksit e cila nuk mund të ketë më shumë se pesë meçe dhe që do të janë pa shikues, mbrëmjën e parë të Matchroom Promotions do të boksojnë edhe kampionja e padiskutueshme botërore në kategorinë e lehtë, Katie Tylor, për të cilën ende nuk është caktuar kundërshtarja, pastaj do të boksoj edhe talenti Luther Clay dhe perspektiva tjetër e kategorisë së rend, Martin Bakole dhe pritet emri i pestë të caktohet shumë shpejtë.

www.kosovaboxing.org
1 korrik 2020

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.