RTK

RTKLive
19 Maj, 2024

Roberto Duran – pozitiv me korona virus

2 min read

Legjenda e boksit botëror, Roberto Duran ka rezultuar pozitiv me koronavirus në ditën e enjte. Ai ka vetëm simptoma dhe gjendja tij është e mirë, por autoritet panameze kanë ndërmar menjëherë kujdesin ku ai nuk është lejuar të qëndroj në shtëpi, por është shtruar në një spital në Panama City, në shtetin e Panamas.

Për shkak të moshës së tij, 69-vjeçari do të mbikqyret që shëndeti i tij të jetë në fokus 100%.

Lajmin për infektimin me korona virus për Kosova Boxing e bëri vajza e tij, Dalia Duran, e cila është mike e agjencionit tonë.

Duran është njëri ndër boksierët më të mirë të gjitha kohërave. Ai është shpallur kampion botës në katër kategori të ndryshme, të lehtën, velter, super velter dhe të mesmen. Ai ka boksuar për 33-vite nga viti 1970 deri më 2001 me një bilanc prej 103 fitoresh (70 KO) dhe 16 humbjesh.

Duran gjatë karrierës së tij ka shënuar fitore të mëdha kundër shumë boksierëve kulminant, mirëpo rivaliteti i tij me boksierët më të mirë të gjeneratës së 80-ave, si kundër Sugur Ray Leonard, Marvin Hagler, Thomas Hearns, mbeten meçet më të mira në histori të boksit botëror.

Në vitin 2007 emri i tij hyri në analet të boksit në të famshmit “International Boxing Hall of Fame”. Në vitin 2016 u realizua filmi për te “Hands of Stone” për jetën e tij nga Hollywood-i.

www.kosovaboxing.org
27 qershor 2020

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.