RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Vrenozi shënon fitore të madhe kundër Francesco Lezzi

2 min read

Palagiovino, Cantazaro, Calabria, Itali, 22 dhjetor 2017 – Pas humbjes së papritur në muajin korrik nga Mohamed Khalledi me pikë, Xhulio Vrenozi në fundjavën që lamë pas shënoi fitore të merituar ndaj italianin Francesco Lezzi (9-11-1, 2 KO) me vendim unanim pas gjashtë raundeve.

Vrenozi (10-2, 2 KO) dominoi gjithë meçin dhe me këtë triumf rikthehet në mesin e 200 boksierëve në botë në kategorinë super velter. Ai ishte i kujdesshëm duke boksuar në distancë, duke ditur rëndësinë e duelit dhe eksperiencën e kundërshtarit i cili në të kaluarën kishte fituar titullin e kampionit të botës për të rinjë dhe dyluftuar për titullin IBF-Mediteran. Pra, këtë Vrenozi e kishte analizuar mjaft mirë dhe e përmbyll vitin me një fitore të madhe.

Fieraku tani e tre vite është duke bërë karrierë profesioniste në Itali në qytetin Piacenza. Ai ka pasur një karrierë të suksesshme në Shqipëri duke u shpallur disa herë kampion i Shqipërisë. Ai pret që me 2018 të dyluftoj për ndonjë titull të rëndësishëm. 

“Jam i lumtur për fitoren, sepse unë vija nga një humbje e papritur nga Mohamed Khalledi të cilin e kisha mposhtur me 2015. Në revanshin me Khalledi unë e dëmtova në mas të madhe pasi ai edhe ma theu hundën me kokë duke mos u sanksionuar nga gjyqëtarët. Tani kjo mbtetët e kaluar dhe unë shikoj para ku shpresoj kjo do të jetë humbja e fundit e imja” theksoi Vrenozi për Kosova Boxing.

www.kosovaboxing.org
25 dhjetor 2017

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.