Edonis Beqiri shënon fitoren e shtatë në boksin profesionist
1 min readBerlin, Gjermani, 23 dhjetor 2017 – Boksieri ynë Edonis Beqiri ka triumfuar mbrëmë në Berlin të Gjermanisë duke shënuar fitoren e shtatë në boksin profesionist, në po aq meçe të zhvilluara deri më tani. Beqiri (7-0, 4 KO) përballë pati gjeorgjianin Tamaz Izoria (4-2, 1 KO) të cilit i shkaktoi humbjen e dytë në karrierë në gjashtë meçe.
Dueli ishte mjaft interesant dhe i ngushtë ku për një nuancë në përparsi ishte Beqiri, por kur duhej të zhvillohej raundi i pestë Izoria papritmas nuk e vazhdoi meçin.
Vitin 2017 Beqiri e përmbyllë me 5 fitore. Ai në vitin 2018 synon të vazhdoj me suksese. Dueli i radhës pritet të zhvillohet nga fundi i muajit shkurt apo në fillim të marsit. Beqiri momentalisht radhitet i 286-ti në kategorinë super të mesme në botë.
www.kosovaboxing.org
24 dhjetor 2017