Vizita te kompleksi “Adem Jashari”
2 min readPrekaz, 26 Nëntor 2011 – Sot në Prekaz në familjen Jashari u pritën delegacioni i shteteve pjesëmarrse të turneut tradicional të 13-të me radhë “Adem Jashari”. Nga familja për t`i nderuar pjesëmarrësit, i nderoi me pritje familjari Murat Jashari.
Delegacioni ishte i prirë nga Kryetari i FboxK-së, Ramadan Selimi dhe pjesëtarë të tjerë te Federatës dhe anëtarëve apo shteteve pjesëmarrëse. I pari që mori fjalën ishte Murat Jashari i cili përgezoi njëherit dhe i falenderoj të gjitha shtetet që kanë pranuar të marrin pjesë në turneun tonë tradicional “Adem Jashari”.
“I falenderoj të gjithë të pranishmit e shteteve pjesëmarëse të turneut “Adem Jashari”.Pjesëmarrja e tyre na nderon” theksoi Murat Jashari.
Pas Muratit fjalën e mori kryetari i FboxK-së Ramadan Selimi, i cili e falenderoj familjen Jashari për përkrahjen e vazhdushme. “Falenderoj familjen Jashari për përkrahjen e vazhdushme dhe poashtu pjesëmarrësit që kanë gjetur kohë për të madheshtuar këtë turne, dhe për të ardhur për ti vizituar varrezat e dëshmorëve tanë” theksoi Selimi.
Delegacioni i përberë ishte ky :
Piotr Byrdy (delegatë i AIBA-së dhe nënkryetar i Federatës së Polonisë), Augusto Lauri (Itali), Jure Lozancic (Kroaci), Abaz Syla (Poloni), Yrgen Horczyk (nga Gjermania njëherit menaxgjer i boksierit tonë Besar Nimanit), dhe pjesëtarët nga Këshilli Organizativ, Ramadan Selimi, Latif Demolli, Muharrem Gjoci, Besar Nimani, Artan Vërbica, etj.
Shpend Ahmeti
26 Nëntor 2011