RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Veselit iu deshtën vetëm 59 sekonda për ta nakautuar rusin Sergei Braun

1 min read

Darmstad, Gjermani, 21 prill 2018 – Kikboksierit tonë Shkodran Veselit  iu deshtën vetëm 59 sekonda ta përmbysë rusin Sergei Braun, duke shënuar fitore të vlefshme në Darmstad të Gjermanisë.

Kjo ishte lufta e parë e Veselit këtë vit i cili si çdo herë sjellë më të mirën e tij duke gëzuar gjithë adhuruesit e tij. Veseli është paraparë që duelin e radhës ta zhvilloj në muajin qershor në Las Vegas të SHBA-ve, por organizatori FFC ka shtyrë ngjarjen për një datë tjetër e cila do të mësohet shumë shpejtë.

Për Veselin kjo ishte fitorja e 82-të në karrierë (42 KO), karshi 18 humbjeve dhe një barazimi në gjithsejt 101 meçe të zhvilluara deri më tani. Veseli në pesë vitet e fundit është ndër kikboksierët më të mirë në botë.

www.kosovaboxing.org
22 prill 2018

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.