RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

Rikthehet Terbunja

2 min read

Njëri ndër boksierët më të mirë në dy dekadat e fundit, Naim Terbunja ka vendosur që ti rikthehet ringut. Pas 20-muajve Terbunja vendosi të boksoj sërish dhe ai nuk pranoi ndonjë duel të lehtë, por pranoi ofertën nga ekipi Mayweather Promotions për të boksuar me boksierin e tyre, Lanell Bellows. Meçi i tyre do të zhvillohet me 11 maj në Sam`s Town Hotel & Gambling në Las Vegas në tetë raunde. Promoter i ngjarjes do të jetë Mayweather Promotions.

33-vjeçari Terbunja (10-2, 1 KO) nga viti i ri po stërvitet me ritëm të lartë Long Island në New York. Ai me padurim po e pret këtë meç: “Më ka shkaktuar dhimbje të mëdha humbja e fundit me 2016 nga Sven Fornling. Nuk isha Terbunja i vërtetë. E kam marrë me qetësi gjithçka dhe vendosa edhe një herë të vazhdoj rrugëtimin tim, aty ku mbeta”, theksoi Terbunja.

Ish-pjesëmarrësi i Lojrave Olimpike “Pekini 2008” dhe fituesi i dy turneve më të mëdhenj në botë “Daily News – Golden Gloves” dhe “National Golden Gloves” me 2009 nuk ka dashur të marrë ndonjë meç të lehtë, por një meç të rëndësisë së madhe për të kompenzuar gjithçka. “Ndoshta dikujt do ti duket e pa imagjinueshme, apo mendon se do të hyjë për para. Por, jom unë po e kërkoj ritkhimin tim të shpejtë, nuk kam kohë që të humbi më. Dua sa më shpejtë të hyjë mes më të mirëve në botë e pastaj do të shohim” theksoi Terbunja për Kosova Boxing.

Kundërshtari i Terbunjës, amerikani Lanell Bellows (17-2-0, 10 KO) konsiderohet favorit kundrejt boksierit tonë. Bellows renditet lartë në ranglistën e boxrec.com, i 71-ti në Botë dhe i 14-ti në Shtetet e Bashkuara. Dueli nuk do të jetë aspak i lehtë për Terbunjën, por as për Bellows. Ky duel do të shtyejë drejt suksesit dhe sfidave të mëdha fituesin, i cili shpresojmë në fund do të jetë Naim Terbunja.

Meçi Terbunja dhe Bellows do të jetë parameç i Tony Harrison (26-2-0, 21 KO) dhe Ishe Smith (29-9-0, 8 KO). E gjithë ngjarja do të emitohet drejtpërdrejt në televizionin USA Bounce TV.

www.kosovaboxing.org
30 prill 2018

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.