RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Veseli nokautoj Ambangun

1 min read

Rio All-Suite Hotel and Casino, Las Vegas, 12 tetor 2018 – Shkodran Veseli ka shkëlqyer në paraqitjen e tij të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai mposhti amerikanin vendas Fracois Ambang me nokaut në raund të katërt.

Ambang që nga fillimi ishte agresiv por që Veseli me mjeshtri diti ti kundërpërgjigjej duke mos humbur as një raund. Raundi prcaktues ishte i katërti kur Veseli godet fuqishëm Ambangun në plexus duke e detyruar ti numëroj gjyqëtari. Ambang vazhdoi por Veseli arriti ta godas fuqishëm me të gjitha armët e tij duke e përfunduar meçin me nokaut teknik.

Veseli me këtë fitore shënoi fitoren e 84-të në karrierë, karshi 18 humbjesh dhe një barazimi në 104 meçe të tij. Ndërsa për amerikanin Ambang kjo ishte humbja e 8-të, karshi 18 fitoresh dhe një barazimi në gjithsejt 27 meçe.

www.kosovaboxing.org

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.