RTK

RTKLive
19 Mars, 2024

Shkodran Veseli i gatshëm për betejën e Las Vegas-it

1 min read

Njëri ndër kikboksierët aktual më të mirë shqiptarë, Shkodran Veseli do të paraqitet në Las Vegas këtë fundjavë të premtën me 12 tetor në kuadër të turneut të 31-të me radhë të ekipit “FFC 31”. Dueli Veseli dhe Ambang do të zhvillohet në Dome Las Vegas në Rio All-Suite Hotel and Casino.

25-vjeçari Veseli i cili ka gjithsejt 103 meçe në kikboks me bilanc prej 83 fitoresh, 18 humbjesh dhe 1 barazimi përballë do të ketë amerikanin Fracois Ambang i cili deri më tani ka zhvilluar 26 meçe në kikboks me bilanc prej 18 fitoresh, 7 humbje dhe 1 barazim.

Ky meç pritet të jetë mjaft sfidues duke ditur cilësin e dy kikboksierëve. Ndonëse Veseli që ka përvojë më shumë meçe të zhvilluara se Ambang në karrierën e tij, amerikani paraqitet edhe në diciplinat e sporteve tjera luftarake si MMA etj. Ambang është pjesëmarrës edhe i federatës së njohur të kikboksit “Glory”  dhe njëkohësisht të MMA, “Bellator”. Kjo tregon se ai ka vlera të një luftëtari të vërtetë.

Kosova Boxing ka shumë vite që përcjellë kikboksierin tonë ku disa vite edhe i është ndar epiteti i kikboksierit të vitit. Në duelin e së premtës i dëshirojmë suksese duke pritur fitore të madhe në kontinentin amerikan, në qytetin e kumarit, ku aty dyluftojnë vetëm më të mirët.

www.kosovaboxing.org
12 tetor 2018

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.