Veseli mposht italianin Amoruso me vendim unanim
2 min readShkodran “The Albanian Warrior” Veseli ka fituar meçin e tij kryesor të mbrëmjes së mbajtur në fundjavë ndërmjet Austrisë dhe Evropës. Veseli fitoi të tre raundet duke shkëlqyer ndaj italianit Claudio Amoruso. Me këtë fitore sërish Veseli ka dëshmuar ngritjen e tij në nivel të lartë në kikboks.
Në ngjarjen e organizuar nga Mergim Veseli, ai arriti ti sjell disa nga kikboksierët më të mirë shqiptar si, Dardan Avdylaj, Faton Llapashtica, Besnik Limani, Adil Osmani, Fahir Batjari.
Duelet u zhvilluan në një atmosferë të mirë ku të pranishëm ishin afër 1300 shikues. Këto janë razultatet dhe raportet të shkurta nga disa duelet më të rëndësishme.
Dardan Avdylaj vs Daniel Brunclik – 3:0
Avdylaj fiton kundër kampionit nga Çekia me vendim të gjyqëtarve me 3:0.
Llapashtica fiton kundër zviceranit Sugee Duraisamy me vendim të gjyqëtarëve me 2:1.
Martin Anwar vs Stefan Meszaros – 3:0
Austriaku Martin Anwar mposht çekun me vendim të gjyqëtarëve me 3:0.
Besnik Limani vs Daniele Moro – KO 3
Besnik Limani mposhti italianin Daniele Moro në raundin tretë me nakaut.
Adil Osmani vs Sebastian Mendez – 2:1
Osmani fiton kundër gjermanit Sebastian Mendez i cili ishte favorit para këtij dueli arriti të triumfoj me vendim të gjyqëtarëve me 2:1.
Jihed Hamami vs Marco Pleschberger – 3:0
Austriaku Jihed Hamami mposhti zviceranin Marco Pleschberger me vendim të gjyqëtarëve me 3:0.
Ramon Kübler vs Fahir Batjari – 2:1
Germani Ramon Kübler mposhti Fahir Batjarin me vendim të gjyqëtarëve 2:1.
Francisco Matos vs Thomas Leitner – 2:1
Portugezi Francisco Matos mposhti austriakun Thomas Leitner me vendim të gjyqëtarëve me 2:1. Ky meç u vlersua nga të gjitha meçet si meçi i mbrëmjes.
Fatih Aktas vs. Jakub Bogusky – 3:0
Turku Fatih Aktas mposhti slovakun Jakub Bogusky me vendim të gjyqëtarëve me 3:0.