RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Ekskluzive: Intervistë me trajnerin Agim Halili

4 min read

Agim Halili

Foto: Shpend Ahmeti 

Nga: Artan Vërbica

Prishtinë, 12 tetor 2014 – Figura e njohur e Agim Halilit është bërë e njohur me prezencën e tij në kënd të boksierit tonë të njohur Kreshnik Qatos. Për ndryshe Halili ka tetë vite që është trajner i dytë, apo ndihmës trajner i boksierit tonë nga Durrësi me seli në Londër. Të dytë kanë gjetur mbështetje te njëri dhe te tjetri, dhe kjo ka funksionuar për mrekulli, ku në disa raste Qato ka gjetur mbështetjen e madhe tek Halili. Nga profesionalizmi dhe njohuria që posedon Halili, ne po ju ofrojmë një intervistë nga afër duke e prezantuar vetë figurën e Halilit për gjithë opinionin dhe dashamirët e boksit tonë shqiptar. Halili ka njohuri të madhe për industrinë e boksit, ndërsa Kosova Boxing e konsideron ndër trajnerët më të mirë shqiptar në boksin profesionist.

Kosova Boxing: Agim, si filloi karriera juaj e trajnerit. Na tregoni diçka për profesionin e tuaj dytësorë që e bëni?

Agim Halili: Me boksin nuk jam marrë asnjëherë, është fjala si boksier. Konsideroj se të bëhesh trajner i boksit duhet dashuri dhe dëshirë e madhe dhe unë këtë e kam pasur dhe vazhdoj ta kemë. Unë jam i lindur në Prishtinë dhe jam marrur me sportin e karatesë sa isha në Kosovë. Por, me ardhjen time në Angli në Londër kam filluar punën fillimisht si bodyguar privatë në kompaninë e njohur të ,brojtjes fizike apo”Self Defence”, tek kompania “White Lion”, shumë e njohur në Britani të Madhe. Aty kam mësuar shumë stile të mbrojtjes fizike duke u dashur të jam sa më i përgatitur për atë që i kemi ofruar klientit. Një pjesë e ushtrimeve ishte edhe boksi ku aty pashë se boksi është sporti numër një i sporteve luftarake.

IMG_2909Kosova Boxing: Po si erdhet te boksi?

Agim Halili: Në punën që bëja unë njoha disa persona të mbrojtjes fizike, Michael Grant, David Robinson (njeriu i parë i stilit AIKIDO-s). Pas punës së përbashkët ne së bashku vlerësuam se lëvizja e boksit me duar para dhe e kokës është e perfeksionuar dhe filluam së bashku ta demonstrojmë dhe ta praktiokojmë në vetëmbrojtje. Pas një kohe për ta perfeksionuar boksin shkuam në klubin e boksit “FIGHTING CLUB BOXING”. Aty për herë  të parë kam takuar Kreshnik Qaton i cili me doreza stërviste boksin.

Kosova Boxing: A ishte Qato pjesë shtesë që ju edhe më tepër të adhuroni boksin më pastaj?

Agim Halili: Po. U njoftuam me Qaton, unë kisha ndëgjuar për te dhe suksesin që kishte filluar ta ketë në Angli. E pash që Qatos i duhej një shqiptar afër për ngrohtësi, mbështetje dhe dikush të i jetë afër. Është krejt ndryshe kur e keni dikend të tuajin afër. Atë botë Qato kishte dy trajner, një anglez dhe një italian. Dhe aty filloi bashkpunimi ynë.

Kosova Boxing: Si e shihni karrierën e sukseshme të Kreshnik Qatos?

Agim Halili: Qato është një simbol i shqiptarëve në Britani të Madhe, edhe si sportist dhe si personalitet i këndshëm dhe shumë i afërt për shqiptarët jashtë ringut. Me te krenohemi të gjithë dhe ai është edhe frymëzim për shumë shqiptar në ishull.

Kreshnik Qato Kosova Boxing: Ne si medium kemi respekt të madh për veprën e tij, dhe aq më shumë na gëzon fakti për fjalët e tuaja për personalitetin e tij. Titujt që ka fituar Qato, si titullin WBF brezë i respektuar, pastaj titullin e kampionit evropian jashtë shteteve të Bashkimit Evropian të versionit EBU-EE, titullin WBA-Intercontinental, si dhe dy herë titullin e Britanisë së Madhe janë suksesë i jashtzakonshem. Si i përshkruani ato?

Agim Halili: E theksuat edhe ju, Qato së bashku me Rita Orën janë figuart më të mëdha të shqiptarëve në Britani.

Kosova Boxing: Çka mund të presin shikuesit tanë në të ardhmen për Qaton?

Agim Halili: Qato ka pasur një fatkeqësi duke humbur duelin e fundit ndaj një boksieri jo të mirë, por që e kishim nënvlerësuar. I kemi kërkuar revanshin por nuk na ka dhanë mundësinë. Kemi paraparë  të zhvillojmë një meç muajin e kaluar, por kundërshtari erdhi 5-kilogramë më i lehtë dhe komisioni nuk e lejoi një gjë të tillë. Mund të themë që Qato është duke punuar dhe deri në fund do të zhvillojë një duel të madh.

Kreshnik Qato, Agim Halili, Ali AhmetajKosova Boxing: Përveç juve në ekipin e Qatos është edhe Ali Ahmataj një ish-sportist i madh i Shqipërisë në sportin e mundjes. Si po ju shkon bashkpunimi?

Agim Halili: Shkëlqyeshë, Aliu është personalitet i shquar dhe ka sjellur frymëzim tek kampi ynë. Ai ka përvojën e cila është shfaqur tek Qato.

Kosova Boxing: Agim, ju faleminderit shumë për opinionin tuaj dhe shpresoj që suksesi i jauj dhe i Qatos do të ketë akoma ngritje, ku ne besojmë që Qato ka akoma për të dhënë për sportin e boksit.

Agim Halili: Ju falenderoj edhe juve që po bëni shumë për boksin. Kosova Boxing është mediumi i vetëm që na informon për gjithçka dhe rrjedhave për boksin.

 

 

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.