RTK

RTKLive
17 Prill, 2024

Veseli krenar edhe pse humbi

1 min read

VeseliVienë, Austri, 22 Shkurt 2014 – Kikboksieri ynë Shkodran Veseli ka humbur duelin në Vienë të Austrisë ndaj kikboksierit nga Syrinami me nënshtetësi holandeze, Marco Pique. Ishte ky meçi më i rëndësishëm i kikboksierit tonë në karrierën e tij, karshi njërit ndër kikboksierët më të mirë në botë në kategorinë e mesme. Pique me rekord prej 56 fitore (27 KO), 36 humbje dhe një barazimi pati punë të vështirë me Veselin i cili ka rekord prej 51 fitoresh (42 KO), dhe 14 humbje.

Dueli ishte mjaft përafërt ku Veseli dominoi duke fituar raundin e parë dhe të dytë, ndërsa Pique ishte më i mirë në të tretin. Deri sa të gjithë pritën fitoren e Veselit, gjyqëtarët menduan ndryshe duke i dhënë fitore holandezit të natyralizuar.

“Nuk e kam e besuar që gjyqëtarët do të janë kundër meje, aq më tepër që unë isha vendës dhe boksoja para publikut tim në Vienë. Edhe kundërshtari u befasua kur iu ngritë dora fituese duke mos besuar. Unë isha i dëmtuar  por kjo nuk do të më demotivoj, sepse të gjithë të pranishmit ishin dëshmitar që unë isha më i mirë. Unë tani shikoj para për duelin tim të radhës që do ta kem me 29 mars në Osijek të Kroacisë” theksoi Veseli për Kosova Boxing.

Kosova Boxing 
23 shkurt 2014

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.