RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Paralajmërimet nga boksi profesionist shqiptar

3 min read



Kosova Boxing  123Prishtinë, 22 shkurt 2014 – Fillimi i vitit ka qenë i qetë për boksierët shqiptar duke analizuar për vitin që ka filluar. Por, duelet dhe sfidat e tyre do të fillojnë nga fundi i muajti shkurt ku priten disa përballje interesante.

Kreshnik Qato vs. TBA – (23 Shkurt 2014, Londër, Angli) 
Kreshnik Qato 29-8-0 (5 KO) ka paralajmëruar këtë fundjavë meçin e radhës. Qato ende nuk ka përcaktuar kundërshtarin, por biletat kanë dal në shitje ku Qato synon fitoren e radhës.

Stivens Bujaj vs. Elvin Sanchez – (27 Shkurt 2014, New York, SHBA) 
Njëri ndër boksierët tanë më perspektiv Stivens Bujaj 10-0 (7 KO) do të boksoj kundër spanjollit me nënshtetësi amerikane, Elvin Sanchez 6-2-1 (5 KO). Ky duel do të zhvillohet në 8 ruunde, dhe do të jetë i vlefshëm për plasmanin më të madhë në renditjet botërore. Bujaj renditet i 76-ti në botë sipas boxrec.com, ndërsa Sanchez i 91-ti në boxrec.com.

Shefat Isufi vs. Dennis Ronert – (1 Mars 2014 – Magdeburg, Gjermani) 
Siç e kishim paralajmëruar, sfidën e vërtet të karrierës, Shefat Isufi 12-0-0 (8 KO) do ta ketë duelin e radhës me 1 mars në Magdeburg të Gjermanisë ku përball do të ketë të pamposhturin, gjermanin Dennis Ronert 19-0 (14 KO). Ky duel do të jetë i vlefshëm për titullin “IBF-Youth”.

Ibrahim Balla vs. Thewa Tor Surat – (1 Mars 2014 – Melbourn, Australi)
Ibrahim Balla 3-0 (2 KO) do të zhvilloj meçin e katërt profesionist me 1 mars ku përballë do të ketë tajlandezin Thewa Tor Surat 4-0 (1 KO). Ky meç do të jetë i të pamposhturve, ku Balla synon fitoren e radhës. Dueli do të zhvillohet në Melbourn të Australisë, meç që do të zhvillohet në 4 raunde.

Enver Halili vs. TBA – ( 8 Mars 2014 -New York, SHBA) 
Enver Halili 4-0 (1 KO) do të ketë duelin e tij të pestë profesionist në New York, ku kundërshtari i tij pritet të emërohet këto ditë.

Arnold Gjergjaj vs. TBA – (15 Mars 2014 – Basel, Zvicër)
Arnold Gjergjaj 23-0 (17 KO) do të zhvilloj duelin e radhës me 15 mars ku do të boksoj një meç në tetë raunde. Kundërshtari për Gjergjajn pritet të caktohet javën e ardhshme.

Butrint Rama vs. TBA – (15 Mars 2014 – Winterthur, Zvicër) 
Boksieri perspektiv Butrint Rama 8-0 (5 KO) do të boksoj me 15 mars në Winterthur. Kundërshtari i tij pritet të emnohet shumë shpejt.

Festim Lama vs. Alfredo Meli – (21 Mars 2014 – Belfast, Iralandë Veriore)
Festim Lama 2-1 (1 KO) do të boksoj kundër britanikut Alfredo Meli. Ky duel do të zhvillohet në Belfast të Irlandës Veriore dhe do të jetë në 6 raunde.

Besar Nimani vs. Zoran Cvek – (22 Mars 2014 – Berlin, Gjermani )
Pas fatkeqësisë që i ndodhi vitin e kaluar, Besar Nimani do të rikthehet këtë vit me një duel të lehtë, ku përball do të ketë kroatin Zoran Cvek.
Nimani 15-0 (13 KO) kishte boksuar me Cvek 8-26-4 (6 KO) me 2012 në Pejë, ku mposhti kroatin me ndërprerje në raund të tretë. Tani synon fitoren e radhës për tu rikuperuar për sfidat e radhës që e presin me 2014.

Gzim Tahiri vs. David Vicena – (22 Mars 2014 – Gallneukirchen, Austri)
Gzim Tahiri 8-0 (5 KO) do të ketë duelin e radhës me 22 mars ku përball do të ketë boksierin nga Çekia, David Vicena 6-17-2 (4 KO). Ky meç do të zhvillohet në Gallneukirchen në Austri dhe do të zhvillohet në 6 raunde.

Agron Xhilla vs. Kai Kurzawa – (5 Prill 2014 – Berlin, Gjermani) 
Agron Xhilla do të boksoj me 5 Prill në Berlin të Gjermanisë, kundër Kai Kurzawa për titullin IBF-Inter-Continental. Ky do të jetë dueli më sfidues në karrierë për boksierin tonë nga Struga.

Sefer Seferi vs. TBA – (17 Maj 2014 – Kirberg, Zvicër)
Sefer Seferi më 17 maj do të ngjitet në ring pas 1 viti pauzë për shkak lëndimit që pësoi në krah. Vëllai më i vogël i Nuri Seferit do të boksoj në Kirberg afër Bernit kurse kundërshtar të mundshëm do ti ketë boksierin nga Belgjika kurse tjetri vjen nga Gjermania.

Ndërkohë Nuri Seferi pritet që me 3 maj të boksoj kundër Marco Huck për titullin e kampionit të botës. Poashtu Haxhi Krasniqi do të boksoj me 29 Prill në një meç për renditje më të lartë në WBO.

Kosovaboxing.org
22 shkurt 2014 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.