RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Vëllezërit Seferi përmbyllin stinorin me fitore

1 min read

Nuri Seferi 26-6-0 (18 KO) ka shënuar fitore përsëri kundër Tamas Polster 9-5-1 (4 KO). Nuriu sikur se në luftën e parë me hungarezin Polster që shënoi fitore me ndërpreje në raund të 2-të në Gostivar edhe kësaj radhe e përsëriti me sukses të lartë duke fituar me ndërprerje në raund të 5-të.

Lufta mes Nuriut dhe Polster ishte e vlefëshme për titullin “WBC Mediteran Cruserweight Title”. Ky titull do t`a sjell boksierin tone në mes të 15 më të mirë të brezit të gjelbërt botërorë të WBC-së. Nuri Seferi përmbyll një stinor të sukseshëm duke fituar tre fitore dhe asnjë humbje.

Në mbrëmjen e 26 Dhjetorit boksoi edhe vëllai i vogël i Nuriit, Seferi. Ai poashtu tregoi një performancë të denjë duke mposhtur kroatin Tomislav Gërgic 0-8 me ndërprerje në raund të tretë. Sefer Seferi 10-0 (9 KO) përmbyll një stinor të sukseshëm këtë vit duke fituar katër fitore të gjitha me ndërperje.

Artan Vërbica
27 Dhjetor 2009

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.