RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Vëllezërit Seferi dekorohen me çmimin “Qytetar Nderi” të Gostivarit

1 min read

Gostivar, 23 Dhjetor 2011 – Boksierët tanë të sukseshëm shqiptar Nuri dhe Sefer Seferi janë dekoruar sot nga kryetari i komunës së Gostivarit, Rufi Osmani me çmimin “Qytatar Nderi” të Gostivarit. Të pranishëm në ndarjen e çmimeve ishin dy protagonistët të cilët kishin udhëtuar enkas nga Zvicra për t`i pranuar dekoratat. Ky çmim nga kryetari i komunës së Gostivarit, Rufi Osmani i ipet boksierve tanë në shenjë respekti dhe të arrituarave të vëllezërve Seferi, të cilët me paraqitjet e tyre në Evropë por edhe më gjërë i kanë dhënë emer të mirë qytetit të Gostivarit, por edhe gjithë trojeve dhe viseve tjera shqiptare. Me Nuriun dhe Seferin jo vetëm qytetarët e Gostivarit, por me ta krenohet i gjithë kombi shqiptar dhe janë shembull i mirë për të gjithë sportistët shqiptar.

Artan Vërbica
24 Dhjetor 2011

1 thought on “Vëllezërit Seferi dekorohen me çmimin “Qytetar Nderi” të Gostivarit

  1. me vjen mire per respektin qe ju kan bere se dhe e meritojn kjo eshte nje gje e mire qe duhet bere per te gjithe ata qe meritojn.
    Hallall i qoft udhehqesis se qytetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.