RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

Vëllezërit Balla në aksion të titujve me 25 qershor

1 min read

Ibrahim Balla, Qamil Balla, Nuri Balla dhe Mitat BallaVëllezërit Balla, Qamili dhe Ibrahimi i cili çdo ditë po e ngrisin reputacionin e sportistëve shqiptarë në Australi, do të shfaqen në ring me 25 qershor në Melbourn Pavillon të Victoria State në Australi.

Qamil BallaQamil Balla me bilanc prej, 6 fitore (3 KO) dhe një barazimi, do të mbroj titullin e Australisë në kategorinë gjysëm-velter, ndaj australianit Terry Tzouramanis, i cili ka bilanc shumë të mirë, 12 fitore (3 KO), një humbje dhe tre barazime.
Qamili titullin e kampionit të Australisë e fitoi në shtator të vitit të kaluar kur mposhti të pamposhturin Jack Brubakar me vendim unanim pas 10-raundeve. Qamili renditet i 255-ti në botë në kategorinë gjysëm-velter.

Ibrahim Balla 1Ndërsa pjesëmarrësi i Lojrave Olimpike “Londra 2012”, Ibrahim Balla 4-0 (3 KO) do të sfidoj titullin e shtetit Victoria, apo “Victoria State” ndaj tajlandezit Thongthai Rajanondh i cili ka gjithsejt 34-meçe profesioniste me bilanc prej 16 fitore (4 KO) dhe 18 humbje. Balla i ri, bokson në kategorinë super-bantam dhe është njëri ndër shpresat më të mëdha të boksit australian. Ibrahimi renditet 368-ti në botë në kategorinë super-bantam.

Kosova Boxing është mediumi i parë shqiptar që ka kontaktin me familjen Balla e cila me vite jetojnë në Australi, por që nuk e kanë harruar asnjëherë preardhjen e tyre. Respekt për këta djem që po i japin jehonë kombit tonë në Australinë e largët.

Artan Vërbica
5 qershor 2014

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.