Usyk bën mrekullinë, mposht Joshuan
2 min readLondër, 25 shtator 2021 – Oleksander Usyk (19-0-0, 13 KO) ka bërë mrekullinë sonte duke mposhtur kampionin botëror, Anthony Joshua (24-2-0, 22 KO) me vendim unanim pas 12-raundeve. Me këtë fitore ai bënë për veti titujt e kampionit botëror, WBA, IBF, WBO në kategorinë e rënd.
Që nga fillimi Usyk dominoi meçin. Ai fitoi pastër katër raundet e para. Një shenjë rikthimi Joshua tregoi në të pestin duke dhënë shkëndijat e para të rikthimit. Raund të bukur tregoi edhe në të gjashtin ku meçi po bëhej interesant. Raundi i shtatë ishte raundi më i bukur me luftë të hapur nga dy boksierët. Usyk dridhi këmbët e Joshuas me një rast, por që dy boksierët shkëmbyen disa goditje njëri-tjetrit. Ishte luftë mjaft e bukur, raundi i fituar nga Usyk. Një rikthim i sërishëm i Joshuas në të tetin, ku në këtë raund Joshua sërish i bëri me dije ukraianasit se ka edhe disa raunde të zhvillohen. Joshua i dha disa goditje të forta në trup. Por, Joshua nuk bëri aq sa u desht në raundet kur atëhere duhej. Dihet se në duelet për tituj bote shumë prej tyre finalizohen apo përfundohen nga e 7 deri 10-ta, këtë nuk e bëri Joshua. Ai kishte çastet e tij, por ishte edhe Usyk që kundër përgjigjej dhe nuk lejonte ti ikte meçin nga duar. Në raundin e dhjetë Joshua i dëmtoi arkadën dhe syrin e djathtë Usyk-ut, por këti të fundit nuk i la ndonjë gjurmë. Ai u këndell në të parafundit dhe të fundit gjë që dëshmoi se meriton të shpallet kampion i botës. Në fund Usyk dëshmoi dhe me meritë shpallet kampion i botës. Tre gjyqëtarët i dhanë fitoren ukrainasit, 117-112, 115-113 and 116-112.
Çfarë të themi! Bota pas disa dekadash ka një kampion bote, një model siç ishte Evander Holyfield. Dhe kjo e pasuron edhe ma shumë boksin botëror dhe e bënë edhe më intersant skenën e kategorisë së rënd.
www.kosovaboxing.org