RTK

RTKLive
2 Nëntor, 2024

Mati kundër Baranov këtë fundjavë në Milano

1 min read

Boksieri ynë perspektiv, Reshat Mati do arrijë në Milano të Italisë sot me 27 shtator. Ai do të shoqërohet si gjithmonë në mbështetje nga babai i tij, Adriani, i cili gjithmonë është pran tij.

Mati (10-0, 7 KO) është dashur të boksoj me ish-kampionin e Italisë, Nicola Cristofori (12-3-2, 1 KO) por ky i fundit u tërhoq në javën e fundit dhe si zavendësim ekipi Matchroom vendosi ukrainasin, Vladyslav Baranov (7-10-2, 5 KO). Baranov është boksier solid me një eksperiencë të madhe në boksin profesionist që ka boksuar me disa boksier të shquar. Ai vlerësohet si një boksier me nofull të fortë që ka pësuar vetëm dy herë me ndërprerje. Mati cilësohet favorit, por do të shihet a do të mund të mposht ukrainasin para kohe.

Ky do të jetë meçi i parë për Matin në tetë raunde. Për boksierin tonë do të jetë shfaqja e dytë e tij në Evropë, të parën e kishte zhvilluar vitin e kaluar në Mançester të Anglisë, të tjerat i kishte zhvilluar të gjitha në SHBA.

Mati ngadal dhe sigurt po ngritet drejt majës së boksierëve më të mirë në botë në kategorinë velter. Ai momentalisht renditet i 172-ti në botë në mesin e 1598 boksierëve në këtë kategori. Me fitoren e radhës ai do të përparoj akoma në renditje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.