Ukraina me katër medalje të arta dhe një të argjent, më e mira në kampionat botëror
3 min readBaku, Azerbejxhan, 8 Tetor 2011 – Është mbyllur kampionati botëror i 17-ti me radhë në boks amator. Në këtë kampionat morën pjesë gjithësej 127 shtete. Si gjithë herë edhe kësaj radhe nuk kanë munguar befasitë. Super fuqia në boks në dekadën e fundit Rusia zhgënjeu në këtë kampionat duke fituar vetëm tre medalje, një të artë dhe dy të bronzta. SHBA-të sërish nuk treguan asgjë, duke fituar vetëm një medalje të bronzt edhe pse kishin bërë reforma dhe përzgjedhje të re para kampionatit botëror. Kuba e cila ishte mjaft e dobët dy vite më parë, këtë here kishin ngritje duke fituar dy të arta dhe një të argjentë. Ajo që shkëlqeu për të mirë ishte Ukraina e cila ia mori primatin Rusisë në boks duke fituar katër medalje të arta dhe një të argjent. Ukraina në investimet e fundit ka arritë që me boks të njifet në tërë botë, si në boksin profesionist ashtu edhe në boksin amator tash. Azerbejxhani si nikoqir fitoi një të artë dhe një të argjent. Brazili arriti që për herë të parë të fiton një medalje të artë botërore, që deri më tani ky është suksesi më i madh i këtij shteti në boksin olimpik. Ata poashtu fituan edhe një të bronzt. Anglia ishte poashtu nën nivel me dy të argjenta dhe një të bronzt, ndërsa Italia e cila zhgënjeu në kampionat evropian, zhgënjeu edhe në kampionat botëror me vetëm dy medalje të bronzta. Japonia fitoi një të argjent në konkurrencën më të fortë, atë deri 75 kg, ndërsa edhe Gjermania zbehtë si gjithënjë me vetëm një të bronzt të fituar. Nga shtetet e Ballkanit vetëm Rumania arriti një medalje të bronzt, të tjerat nuk arritën asgjë. Kroacia ka arritur vetëm deri në çerekfinale me një boksier të plasohet, ndërsa edhe Turqia që ka investuar shumë në boks amator në vitet e fundit nuk kishte suksese.Ndër shqiptarët në këtë kampionat mund të veçohen vetëm Kristian Demaj (Shqipëri) dhe Fatlum Zhuta (Maqedoni) që kaluan në xhiron e dytë.
Këta janë fituesit e medaljeve në të gjitha kategoritë:
49 kg –
1. ZOU.S (KINA) – Artë
2. SHIN. J (KOREA JUGORE) – Argjent
3. AYRAPETYAN. D (RUSi) – Bronzt
3. PUREVDORJ. S (Mongoli) – Bronzt
1. ALOIAN. M (RUSI) – Artë
2. SELBY. A (Vellsi) – Argjent
3. WARREN. R (SHBA) – Bronzt
3. LATIPOV. J (Uzbekistani) – Bronzt
1. ALVAREZ .L (KUBA) – Artë
2. CAMPBELL .L (Angli) – Argjent
3. YUNUSOV .A (Taxhakistan) – Bronzt
3. NEVIN .J (Irlanda) – Bronzt
60 kg –
1. LOMACHENKO .V (Ukrainë) – Artë
2. TOLEDO .Y (Kuba) – Argjent
3. VALENTINO .D (Itali) – Bronzt
3. ZHAILAUOV .G (Kazakistan) – Bronzt
1. dos SANTOS .E (Brazil) – Artë
2. BERINCHYK .D (Ukrainë) – Argjent
3. MANGIACAPRE .V (Itali) – Bronzt
3. STALKER .T (Angli) – Bronzt
1. SHELESTYUK .T (Ukrainë) – Artë
2. SAPIYEV .S (Kazakistan) – Argjent
3. VIKAS .K (India) – Bronzt
3. KAVALIAUSKAS .E (Lituania) – Bronzt
1. KHYTROV .I (Ukrainë) – Artë
2. MURATA .R (Japoni) – Argjent
3. JURATONI .B (Rumani) – Bronzt
3. FALCAO .E (Brazil) – Bronzt
1. la CRUZ .J (Kuba) – Artë
2. NIYAZYMBETOV .A (Kazakistan) – Argjent
3. MEKHONTSEV .E (Rusi) – Bronzt
3. RASULOV .E (Uzbekistan) – Bronzt
1. USYK .O (Ukrainë) – Artë
2. MAMMADOV .T (Azerbejxhan) – Argjent
3. KARNEYEU .S (Belorusi) – Bronzt
3. WANG .X (Kina) – Bronzt
1. MEDZHIDOV .M (Azerbexhan) – Artë
2. JOSHUA .A (Angli) – Argjent
3. DYCHKO .I (Kazakistan) – Bronzt
3. PFEIFER .E (Gjermani) – Bronzt
Renditje e shteteve sipas fitimit të medaljeve :
Ukraina – 4 të artë dhe 1 të argjent
Kuba – 2 të artë dhe 1 të argjent
Kazakistani – 2 të argjent dhe 2 të bronzt
Anglia – 2 të argjentë dhe 1 të bronzt
Azerbejxhani – 1 të artë dhe një të argjent
Rusia – 1 të artë dhe 2 të bronzt
Kina – 1 të Artë dhe 1 të bronzt
Brazili – 1 të artë dhe 1 të bronzt
Vellsi – 1 të argjent
Japonia – 1 të argjent
Korea Jugore – 1 të argjent
Italia – 2 të bronzta
Uzbekistani – 2 të bronzt
SHBA – 1 të bronzt
Irlanda – 1 të bronzt
Mongolia – 1 të bronzt
India – 1 të bronzt
Taxhakistani – 1 të bronzt
Gjermania – 1 të bronzt
Lituania – 1 të bronzt
Bjelorusia – 1 të bronzt
Rumania – 1 të bronzt
Artan Vërbica
9 Tetor 2011