RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Ardian Krasniqi kampion i Baden Wurtembergit

2 min read

Javën që lam pas Ardian Krasniqi u kurorëzua me titullin e parë në karrierën e tij, duke fituar titullin e Baden Wurtembergit për grupmoshat e reja në kategorinë deri 60 kg. Nipi i boksierit tonë të madh Luan Krasniqit, Ardiani është duke shkuar gjurmëve të xhaxhait, i cili në 13 meçet e para në boksin amator, ka shënuar të gjitha fitore. 15-vjeçari ka filluar karrierën e tij vitin e kaluar, dhe deri më tani është duke shkëlqyer duke treguar talentin e tij. Për te përkujdeset babai i tij, Agimi i cili njëherit është edhe trainer i tij personal. Ardiani është pjesë e ekipit “Rottweill” dhe nga ai shifet një e ardhme e boksit tonë. Familja Krasniqi ka në përkujdesje të plotë talentin e ri të familjes Krasniqi dhe ata ngadal dhe me kujdes të madh janë duke e ndërtuar si boksier. Në biseden që kishim me të riun Krasniqi, ai tregon për aspiratat dhe synimet e tij, ndonesë është vetëm 15-vjeç, zgjuarsia e tij shkon me tej në bisedën që zhvilluam duke u treguar si një djalosh shumë i pjekur. “Në këtë vit kam dal kampion i Baden Wurtembergit. Kam biseduar me babin dhe xhaxhin dhe ne së bashku duam që karrierën time ta ndërtojmë ngadal. Dua që në moshën time 18-vjeçare të bëhem kampion i Gjermanisë e pastaj të marr pjesë në Lojrat Olimpike” theksoi Krasniqi i ri për Kosovaboxing.org.

Kosova Boxing është mediumi i parë që nga fillimi i karrierës së Ardianit e cila është duke e përcjellur me vëmendje të madhe zhvillimin e tij. Ne poashtu e faleminderojmë familjen Krasniqi për besimin dhe informacionet që i jep për ne. Nga ajo që shifet Ardian Krasniqi do të jetë vazhdimi i dinastisë së familjes Krasniqi dhe sukseset e tij nuk do të mungojnë në të ardhmen. Ne i urojmë suksese të mëtjeshme.

Artan Vërbica
5 Tetor 2011

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.