Ukë Smajli triumfon ndaj moldavit Macedon, ndërsa Shala dhe Beqiri eliminohen
1 min readBaku, Azerbejxhan, 17 qershor 2015 – Boksieri shqiptar i cili mbron ngjyrat e Zvicrës, Ukë Smajli ka shënuar fitore të vlefshme për vazhdimin e metëjshëm të Lojrave Evropiane. Smajli mposhti boksierin nga Moldavia, Alexandru Macedon me vendim unanim pas tre raundeve.
Pas meçit Kosova Boxing kontaktoi boksierin tonë, Ukë Smajli i cili thekson: “Kam kontrolluar gjithë meçin, që nga fillimi deri në fund. Pres të paraqitem me një performancë të tillë edhe në meçin e ardhshëm”.
Smajli duelin e radhës do ta ketë me 19 qershor me bartësin numër një në Lojrat Evropiane, italianin Valentino Manfredonia.
Çfarë mendoni për duelin e radhës me italianin Manfredonia: “Të them të drejtën do të jetë një sfidë e vështirë. Ai është numri një në Evropë, por nuk është hera e parë që unë kam boksuar me një boksier të këtij kalibri. Unë kam fitore të mëdha ndaj boksierëve cilësor deri më tani dhe ky është një rast i madh për mua” theksoi me optimizëm Ukë Smajli për Kosova Boxing.
Të pafat në përballjet e para në Lojrat Evropiane ishin Alban Beqiri dhe Naser Shala. Beqiri u mposht nga boksieri irlandez, Adam Nolan me vendim unanim, apo 3-0. Poashtu edhe Naser Shala humbi nga boksieri franqez Hassan Amzile me rezultat 3 me 0.
Artan Vërbica
17 qershor 2015