RTK

RTKLive
17 Prill, 2024

U zhvillua konferenca e fundit dhe matjet zyrtare “Gani Muhaxheri”

3 min read

IMG_3939IMG_3927IMG_3920IMG_4095IMG_4062IMG_4030IMG_3997IMG_4122IMG_4115Hotel Ora, Prishtinë, 23 Maj 2013 – Janë paraqitur të gjithë protagonistët e ngjarjes së neserme ku boksierë tanë do të paraqiten para publikut tonë. I gjithë ky spektakël do të mbahet në Sheshin 21, ndërsa do të transmetohet drejtpërdrejt në TV 21. Gjithësejt do të zhvillohen pesë meçe.

Ajo që e bënë të veçantë këtë mbrëmje është prania e dy anëtarëve të bordit të Federatës Evropiane, EBU, Willibald Palatin nga Austria dhe Peter Stucki.

I gjithë ky manafistim filloi nga presidenti i FboxprofK-së Bekë Zeka i cili theksoi: “Përshëndes të gjithë mediat dhe përshëndes të gjithë ata që kanë punuar shumë për organizimin e kësaj mbrëmje që organizohet për nder të një njeriu të madh siç ishte Gani Muhaxheri. Falënderojë anëtarët e EBU-së që kanë gjetur kohë për të parë si po ecin gjërat dhe për të na udhëzuar. Ne nuk do t’i zhgënjejmë ata. Kemi traditë sportive dhe do të bëjmë organizime që do të na kenë lakmi’, ka thënë Bekë Zeka.

Fjala më pastaj iu dha Willibald Palatinit: Është kënaqësi që gjendem këtu. Përshendes të gjithë. Më vjen mirë që do të percjelli nga afër. Më vjen mirë që do ta përcjelli nga afër këtë ngjarje. Jam i bindur se nga ky vit Federata e Kosovës do të jetë anëtare me të drejta të plota në EBU”

Dueli i parë do të jetë ai i rumunit James Chereji dhe boksierit nga Bosnjë e Hercegovina Adnan Zhiliq. Ky duel do të zhvillohet në katër raunde. Chereji deri më tani ka zhvilluar një meç profesionist duke shënuar fitore, Ndërsa duelin e dytë të tij profesionist do të zhvillon në Kosovë. Ndërsa Zhiliq do të ketë meçin debutues profesionist.

Chereji është 19-vjeçar ndërsa në konkurrencën juniroe ka fituar medaljen e argjendtë në kampionatin botëror. Poashtu boshnjaku Zhiliq është 19-vjeçar dhe ka qenë kampion i Bosnjë dhe Heregovinës në konkurrencën juniore.

Dueli i dytë do të jetë ndërmjet boksierit tonë të sukseshëm Bujar Sejdiut dhe bullgarit Konstantin Alexandrov. Sejdiu ka bilanc në boksin profesionist, 4 fitore dhe 1 humbje, ndërsa Alexandrov ka dy meçe profesioniste, të dy fitore një me ndërprerje. Ky duel do të sjell emocione të veçanta kurse besojmë që Sejdiu do të triumfon në këtë përballje.

Meçi tretë i kësaj mbrëmje do të jetë ai i Armand Cullhaj dhe boshnjakut Emir Telaloviq. Cullhaj me bilanc prej 13 fitore (8 KO), tre humbje dhe tre barazime. Ndërsa Telaloviq një boksier me shumë përvojë në boksin amator, në boksin profesionist ka rekord prej 3 fitore (1 KO) dhe dy humbje. Së fundi Telaloviq me 23 Mars boksoi për titullin GBU kundër Chrsitian Pawlak ku humbi me vendim unanim.

Dueli i parafundit do të jetë i Besar Nimanit dhe bullgarit Valentin Stoychev. Nimani 14-0 (12 KO) kampion aktual evropian në versionin IBF West/East do të synoj fitoren e 15-të në karrierë. Kundërshtari i tij Stoychev ka 5 fitore (3 KO), 12 humbje dhe dy barazimeve.

Dueli i fundit i kësaj mbrëmje do të jetë ai i Disarjot Gashit dhe hungarezit Jozsef Gerebecz. Gashi 12-2-1 (7 KO) do të synon fitoren e 13-të në karrierë. Hungarezi Gerebecz ka bilanc prej 5 fitore (1 KO), 8 humbje dhe dy barazime. Ky duel do të zhvillohet në tetë raunde.

Përgatiti: Artan Vërbica

Foto: Shpend Ahmeti

 

1 thought on “U zhvillua konferenca e fundit dhe matjet zyrtare “Gani Muhaxheri”

  1. Suksese gjith Bokserve tane ne ket mbremje madheshtore…flm shum KosovaBoxing per gjith kto informacione per sportdashesit shqiptar..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.