RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

Turneu i Lah Nimanit kalon shumë zbehtë

3 min read

Turneu i katërt me radhë “Lah Nimani” u zhvillua këtë fundjavë duke mos dhënë asgjë nga boksi cilësor. Edhe pse u propagandua mjaft shumë nga vetë zyrtarët e FboxK-së, ky turne nuk dha asgjë. Prezenca e disa boksierve cilësor, si reprezentuesi i Maqedonisë, Fatlum Zhuta, pastaj boksieri më i mirë i Kosovës, Liridon Zeqiri dhe pashtu perspektiva e boksit kosovar Burim Hasani, nuk patën kundërshtar të tregojnë vlerat e veta. Zyrtarët e FboxK-së duhen që të mendojnë për të ardhmen, sepse kjo nuk i shkon në dobi të boksit, por vetëm në dëm të boksierve dhe boksit në përgjithësi. Një legjend e boksit si Lah Nimani, që ka dhënë shumë për boksin tonë, meriton më shumë përkujdesje, jo vetëm nga krerët e FboxK-së, por edhe nga gjithë institucionet e Kosovës, duke përmenduar Ministrinë e Rinisë, Kulturë dhe Sport dhe Departamentin e Sportit. Duhet që në të ardhmen të gjithë së bashku, qoftë edhe ne si gazetar, të japim kontributin tonë, sepse Lah Nimani ka qenë një, dhe figura tij nuk guxon të zbehet me turne kësisoj.

Të pranishëm në këtë turne ishin disa shtete të rajonit si Maqedonia, Kroacia, Bosnjë e Hercegovina, Mali i Zi, ndërsa munguan shtetet si Polonia, Cekia etj, që ishin paralajmëruar se do të janë pjesëmarrëse. Edhe një paradoks u pa në këtë turne, që munguan boksierët e kombëtarës tonë, të Shqipërisë. Prapë vazhdon avazi i vjetër i jobashkëpunimit nga dy federatat tona, të cilën i duhen njëra-tjetrës e aq më shumë Kosovës. Shqipëria në vitet e fundit ka shënuar ngritje dhe progres të madh në boks, ndërsa Kosova jashtë konkurrencës së denjë. Ishte të themi turne i rangut jo të lartë, po as nuk mund të thuhet i mesëm, por i rangut të ulët, që nuk e meriton spektatori i boksit e aq më pak, ikona e boksit tonë Lah Nimani.

Fitues i turneut doli të jetë Liridon Zeqiri i cili mposhti kroatin Josip Grbovac me vendim të gjyqëtarëve pas tre raundeve. Burim Hasanit iu deshën vetëm pak sekonda të fitoj me dorëzim ndaj maqedonasit Emra Mustafi. Boksieri perspekit i K.B. Prishtina, Gazmend Gashi kryqëzoj dorëzat me boksierin nga Trepça 89`, Shpëtim Ahmetin, të cilën u përmbyll me barazim. Në konkurrencën e kadetëve Lirim Bajrami mposhti maqedonin Xhemajl Sakipovski me vendim unanim. Në kategorinë deri 60 kg, u takuan Ibrahim Mustafi nga Maqedonia dhe Naser Shala nga Kosova. Ky duel u mbyll me fitore nga Mustafi, i cili njëherit ishte fitorja e vetme për musafirët ndaj boksierve tanë në këtë turne. Në kategorinë 69 kg, Marko Bozovic nga Mali i Zi mposhti Goran Antiç nga Maqedonia me dorëzim në raund të parë. Në kategorinë 75 kg, Besian Ramadani mposhti boshnjakun Muhamet Repesha me vendim të gjyqëtarëve. Po në këtë kategori Fatlum Zhuta fitoi ndaj kroatit Josip Krsnik me dorëzim nga treneri kundërshtar. Në kategorinë 81 kg, Armend Xhoxhaj nga Kosova barazoi me boksierin nga Mali i Zi, Nikola Milaçiç. Me barazim përfundoi edhe dueli tjetër ne peshën deri 91 kg, mes Fisnik Muharremit dhe Atdhe Misimiet nga Maqedonia. Edhe një tjetër duel përfundoi baraz mes Egzon Muqollit dhe Alen Qolpës nga Bosna e Hercegovina.

Në fund juria zgjedhi më të mirët :

Boksieri më i mirë : Liridon Zeqiri
Tekniku më i mirë : Marko Bozhoviç
Cifti më luftarak : Gazmend Gashi dhe Shpëtim Ahmeti
Boksieri Fair-Play : Fatlum Zhuta

Artan Vërbica
1 Maj 2011

4 thoughts on “Turneu i Lah Nimanit kalon shumë zbehtë

  1. TE NDERUAR ZOTRI TE STAFT TE FEDERATES TE BOKSIT NE KOSOV
    DESHIROJ QE KJO FEDERAT TE MOS KEQPERDORET PER BIZNIS PER DISA PERSONA QE I ORGANIZOJ NDESHJET E BOKSIT NE KOSOV.
    ME KEQ ARDHJE PO THEM SE ORGANIZIMET JAN SHUM TE DOPTA E SA PER NDESHJE NUK FLITET FARE .SE PARI STAFI JUAJ ESHT I PA KUPTUSHM SE KUSH SE DIN SE KUSH ASHT UDHHEQSI I FEDERATES TE BOKSIT .JU LUTEM ORGANIZIMET E LEGJENDAV TE BOKSIT KOSOVES TE KINI KUJDES.Ne E DIM SE ME KETO KOMENTE JU NUK PAJTONI PO NESE E VAZHDONI KESHTU MOS MENONI SE NJE NDONJ SHTET E PRANON BOKSIN KOSOVAR .

  2. Pershendtje perzemert Faqes met mir Kosovaboxing qe jeni faqja me e mir shqiptare – kit meq ska pas shum meqe interesante shum sepse boksierat e jashtit skan qen qaq prespektiv po ashtu kishte me qen me mir tish qen edhe boksieret e shqiperis qe kohve t’fundit po arrijn rezultete shume te mira po ashtu keq edhe per mu se kom tregu veten e pranoj ama fitore e kom meritu … vetem do te vazhdoj te punoj edhe me shum qet arrij rezultete edhe met medha .. (L)KOSOVABOXING>ORG

  3. po ka mujt edhe me mir ,

    gashi.:. ushtroo ma shumm kerkush sta bon me hile mos i le gjyqtart me vendos . pa keqkuptime

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.