RTK

RTKLive
23 Prill, 2024

Ndahet nga jeta traineri i K.B. Teuta nga Durrësi, Neki Abazaj

1 min read

Dje në moshën 65-vjeçare, u varros punëtori i madh sportiv nga Durrës, Neki Abazaj. Abazaj ishte trainer shumë vjeçar i klubit të boksit Teuta nga Durrësi, i cili dha kontribut të madh për boksin shqiptar. Abazaj ka qenë traineri i parë i boksierit tonë Kreshnik Qato, të cilën e mësoi hapat e parë të boksit. Ai mësoi edhe shumë breza tjerë pas pamvarsimit të boksit pas rënjës së komunizmit. Abazaj ditë më parë mori një nderim si qytetar nderi i Durrësit. Ai ishte në kampionatin e kadetëve që po mbahej në Fier, dhe në një moment deri sa boksieri i tij, bënte dyluftim me një boksier nga Vlora, ai filloi të protestonte për gabimet e referit dhe nuk mundi t`i përballonte emocionet e tij për nxënësin, dhe aty mbeti për vdekje. Familjarët e tij, shumë nxënës të tij ,dashamirës, shokë dhe miq e percollen dje me shume dhimbje në banesene tij te fundit. Nxënesit ,sportistët e tij boksiere e mbajtën në krahë disa kilometra duke shprehur dhimbjen e madhe për te. Redaksia Kosova Boxing shpreh ngushëllimet tona.

Kosovaboxing.org
1 Maj 2011

6 thoughts on “Ndahet nga jeta traineri i K.B. Teuta nga Durrësi, Neki Abazaj

  1. ngushellime familjes ABAZAJ,dhe sportit te durresit e posaqerisht boksit,kam patur nderin te njoh Nekiun,dhe te punoj me te nje jave te tere ne klubin Teuta,kur une isha ne pregaditje me kb.Drenasi ku kemi punuar se bashku dhe qe nga atehere kemi patur shoqeri dhe respekt ndaj njeri tjeterit.
    Per mua ka qen shume i respektur dhe i lehte i qoft dheu punetorit te pa lodhshem z.Neki

  2. ngushellime familjes ABAZAJ per humbjen e njeriut te tyre te dashur.I nderuar kujtimi i tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.