RTK

RTKLive
24 Prill, 2024

Triumfojnë vëllezërit Seferi

2 min read

Gostivar, 24 Shtator 2011 – Vëllezërit Seferi kanë arritur fitore në evenimentin e boksit që u zhvilluar të shtunën në Gostivar. Në një ambient madhështor ku u paraqitën emra të njohur të estradës shqiptare si Gold AG, Çilijeta e Stupcat, ne ring i pari u ngjit Sefer Seferi. Ai u ballafaqua me boksierin hungarez Gabor Zsalek të cilin e nokautoi qysh në rundin e dytë. Me këtë triumf ai bëri të vetin edhe titullin PBU. Në vazhdim të gjithë me padurim pritnin meçin kryesor ku Nuri Seferi mbronte titullin WBO të Evropës nga boksieri i Belgjikës, Toni Ingelrest. Me fillimin e ballafaqimit, Seferi iu vërsul kundërshtarit duke paralajmëruar se ky meç do të përfundoj para kohe. Ashtu edhe ndodhi pasi në rundin e tretë kundërshtari belg prej pa mundësisë për të vazhduar ndeshjen, u ankua së pari në një lëndim të dorës, kurse më pas trajneri i tij dorëzon meçin me çka “Tajsoni shqiptar” gëzoi të pranishmit në palestër. Pas ndeshjes Seferi për KosovaBoxing tha se ndihet shumë i kënaqur me triumfin e arritur. “Isha i përgatitur që ti zhvilloj 12 runde, mirëpo kundërshtari u dorëzua para kohe. Isha në formë të mirë kështu që prita këtë fitore. Mendoj se sot në Gostivar u zhvillua një spektakël dhe për këtë jam shumë i gëzuar”, deklaroi Nuri Seferi. Ndryshe, kjo ishte hera e tretë që Nuri Seferi e mbrojti titullin e Evropës, ndërkohë që pozita e tij si i pesti në botë me siguri se do të ndryshoj pas këtij triumfi. Boksierit nga Korita e Gostivarit pritet tani ti jepet mundësia për të sfiduar titullin e botës. Në këtë eveniment, përveç fytyrave politike dhe atyre të artit, si mysafir special ishin edhe dy legjendat e sportit shqiptar, ish-boksieri Aziz Salihu dhe ish-mundësi Shaban Sejdiu. Që të dy kanë uruar titullin Seferëve duke i dëshiruar që denjësisht të përfaqësojnë shqiptarinë kudo që paraqitën.

Avdyl Salihu
25 Shtator 2011

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.