RTK

RTKLive
19 Maj, 2022

Edis Tatli shënon fitoren e 15-të në boksin profesionist

1 min read

Ice Hall, Helsinki, Finlandë, 23 Shtator 2011 – Edis Tatli ka shënuar fitoren e 15-të në boksin profesionist. Tatli i cili ka bilanc 100% me fitore, 15-0 (3 KO), ka mposhtur kundërshtarin nga Republika Domenikane, John Noelesco 18-7-4 (8 KO) me vendim unanim pas tetë raundeve. Të tre gjyqëtarëet kanë vlerësuar fitoren në të mirë të boksierit tonë i cili tregoi një performancë të përkryer në këtë duel. Tatli do të zhvilloj edhe një duel deri në fund të vitit, mirëpo sfidat e mëdha e presin këtë talent në vitet e ardhshëm. Kosovaboxing.org vazhdimisht ka përcjellur këtë boksier i cili konsiderohet si njëri ndër boksierët më me perspektiv shqiptar. Tatli me këtë fitore ka arritur në vendin e 113-të në botë nga enti për statistika botërore, boxrec.com.

Kosovaboxing.org
25 Shtator 2011

3 thoughts on “Edis Tatli shënon fitoren e 15-të në boksin profesionist

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.