RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Tony Yoka mposht sfiduesin e fortë David Allen me nakaut teknik në raund të dhjetë

2 min read

Franqezi po mposht çdo kend, ai do të mbizotron kategorinë e rënd

Dome De Paris-Palais Des Sports, Paris, Francë, 23 qershor 2018 – Kampioni Olimpik nga “Rio Da Janiero 2016”, Tony Yoka ka vazhduar me fitoren e pestë në boksin profesionist. Yoka (5-0, 4 KO) mbrëmë mposhti anglezin David Allen (13-4-2, 10 KO) me nakaut teknik në raund të dhjetë. Ky është triumfi i pestë mbrenda një viti për Yoka-n.

Ashtu siç pritej dhe doli ky meç, ku pritej që Allen ti kundërvihet franqezit të talentuar. Allen me një bagazh dhe eksperiencë të madhe prej 13 fitoresh dhe tre humbjeve nga bokiserët e dalluar si Luis Ortiz, Dillian White dhe Lenroy Thomas, erdhi në Paris për tu treguar duke dyluftuar deri në fund, por që Yoka është një super boksier që e tregoi në fund duke bërë dallimin. Dueli i cili shkonte drejt fundit të raundit të dhjetë ku pritej fundi i meçit, Yoka nuk lejoi të vendosin gjyqëtarët por i dha fund meçit duke e goditur fortë duke detyruar gjyqëtarin në ring, Christophe Fernandez të ndërprej meçin.

Yoka po vazhdon drejt marshimit dhe ngritjes së tij. Ai tani është një super yll në Francë, ku franqezët presin pas shumë vitesh të kanë sërish një kampion bote në kategorinë e rënd. Pesë meçe, pesë fitore (katër me ndërprerje) kundër pesë rivaleve mjaft të fortë tregojnë superioritetin e Yoka-s i cili do të jetë njëri nga mbizotruesit e kategorisë së rënd në vitet e ardhshme.

Artan Vërbica
24 qershor 2018

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.