RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Toklir Xhoxhaj kalon në boksin profesionist

2 min read

toklir-xhoxhaj-3Toklir Xhoxhaj, ka vendosur që karrierën e boksierit t`a vazhdon në boksin profesionist. Ai meçin e parë do ta ketë fundjavë me 17 shtator në Goppingen të Gjermanisë, aty ku do të boksojnë edhe vëllezërit Nuri dhe Sefer Seferi. Xhoxhaj për kundërshtar do të ketë hungarezin, Sandor Balogh, një boksier me përvojë i cili ka 7 fitore (4 KO) dhe 9 humbje në 16 meçe në boksin profesionist.

20-vjeçari Xhoxhaj deri më tani ka zhvilluar 35 meçe në boksin amator, duke shënuar 31 fitore, një barazim dhe tre humbje. Xhoxhaj në karrierën e tij individuale ka arritur të fitoj disa tituj të vlefshëm në boksin amator, ku tre herë radhazi doli kampion i republikës së Baden-Wurttembergut në vitet 2012, 2013 dhe 2014, dhe nënkampion i Gjermanisë në konkurrencën U-21 më 2014.

Ai u lind në Prizren dhe si 13-vjeçar bashkë me familje emigroi në Gjermani. 15-vjeçar ishte kur filloi boksin në Klubin e boksit “Lahr”, aty ku edhe sot bashkëvepron. Dy-tre vitet e para nuk iu nda asnjëherë palestrës ku si 17-vjeçar debutoi në boksin amator. Pas bashkpunimit të ngushtë me Agim Krasniqin, trajnerin e tij, të dytë vendosën për hapin e radhës e ky është boksi profesionist.

“Unë shpresoj shumë në vullnetin e tij. Ai kalon shumë kilometra pa përtesë për të ardhur tek ne në Rottweill për të stërvitur, kjo tregon seriozitetin dhe dashurinë që ka për boksin dhe dëshirën për të mësuar më shumë. Është luftëtar i madh në ring, por duhet të punojmë akoma në teknikën e tij, e ku ka vend për përmirësime. Duhet punë dhe me punë arrihet gjithçka” theksoi Agim Krasniqi, trajneri i tij, njëherit vëllai i legjendës sonë të boksit, Luan Krasniqi.

Kosova Boxing
16 shtator 2016 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.