RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Teuta Çuni pasuron boksin tonë duke u bërë profesionistja e parë shqiptare

2 min read

Boksi profesionist shqiptar pasurohet edhe më shumë, ku tani do të kemi shqiptarën e parë që do të boksoj në boksin profesionist, ajo është Teuta Çuni. Çuni ka karierë të ndritshme në boksin amator ku ka arritur rezultate kulminante në të kaluarën.  Çuni ka qenë pesë herë kampione e Suedisë, ndërsa në vitin 2000 ka qenë kampione e evropës dhe me 2001 e treta në kampionatin botëror në boksin amator femërorë. Ajo ka zhvilluar 90 meçe në boksin amator ku ka shënuar 82 fitore dhe vetem 8 humbje. Këto rezultate tregojnë aftësinë e saj dhe ambiciet që i ka tani për boksin profesionist.

Teuta është e lindur në Prishtinë, mirëpo ka emigruar në Suedi me 1996. Ajo shumë shpejt u adaptua në Suedi ku mësoi boksin mjaft mirë duke sjellur medalje dhe shumë tituj për këtë vend, ndërsa ne shqiptarët krenohemi për sukseset e saja dhe që kemi një mbretëresh në boksin olimpik. Ajo nuk ka të ndalur dhe sukseset i kërkon edhe më tej, edhe pse 37-vjeçare, Teuta është e etëshme për rezultate të tjera. Sfidat tani që e presin janë mjaft të rëndësishme për karierën e saj. Duelin e parë debutues në boksin profesionist do t`a ketë me 10 Shtator në Malmo të Suedisë. Teuta për kundështare do të ketë amerikanën Brenda Rodriguez e cila ka rekord prej 1 fitore dhe 6 humbjeve. Ajo ushtron me trainerin e mirënjohur në Suedi, Carlos Zuniga. Teuta shpreson që çdo tre apo katër muaj të zhvillon ndonjë meç, mirëpo ajo ka mundësi që shumë shpejt të zhvillon një duel në Prishtinë para bashkëkombasve të vet. Kjo mbetet edhe dëshira më e madhe e saj. Teuta është e martuar dhe ka një vajzë pesë vjeçare e cila quhet Saranda.

Artan Vërbica
20 Korrik 2010

7 thoughts on “Teuta Çuni pasuron boksin tonë duke u bërë profesionistja e parë shqiptare

  1. Suksese Teuta, se krenohemi me ty, shume mire qe ju ka ra ndermend te shkruajn per ty, se ka shume vite na e ke zbardhe ftyren.Suksese…nga zemra

  2. Ev hallall te koft bre qik, se te kje e bukur edhe na zbardhe ftyren, ishalla ki suksese e dije qe krejt Kosova jena me ty…

  3. Se pari me vjen mire per kete njoftim nag ana e juaj, dhe se dyti Teutes i deshiroj suksese ne boksin profesionist dhe besoj ne sukseset e saja,e po ashtu besoj se edhe ne Prishtine do te shikojm ndonji duel per ndonji titull te Teutes.

    suksese Teutes e juve si redaksi vetem mund te ju falenderojm per punen qe po e beni e ju deshiroj pune e njoftime te reja per sportin ne pergjithesi e posaqerisht per sportistet tane kudo qe jane, jeni te mrekullueshem duke ju falenderuar juve ne po degjojm per shume emra te sportisteve qe ndoshta pak kush dhe ka degjuar per ta .
    vetem perpara

  4. Me vejen mir per Teuten qe ka vendos te hi ne Boksin Profesional…por per mendimin tim osht shum shum vone per te arrite nje rezulltat Pozitive per tu bere Kampione e botes ose Europes!!
    E vetmja gje qe osht pozitive ne ket Debutim te Teuta Cunit ne profsionzem osht se do te behet Shqiptarja e pare!!
    Ishalla veq sukses Teutes por dhe dy Shqiptarve tjera Kosovare Buzukut dhe Azize Nimani prej te cilave une Pres shum se jane te reja dhe Talente!!

  5. Gjin po te kuptoj, vetem se shumica qe kan titill ne boxin e femrave jan te kesaj moshe si teuta, edhe mos harroni se Teuta eshte kampione e thai dhe kikboxit kater here ne Evrope,kapione e evropes ne boks, dmth se nuk asht krejt fillestare, edhe se nuk po permendet ma nalt. Ajo e filloi karrieren si thaiboksere ku arriti shume edhe pse ne nuk e dim, se nuk kemi shkruajt asnjehere per femrat tona cilat merren me sporte luftarake. Teuta eshte shume e njoftun ne suedi si luftetare shume e forte, e dasht zoti e ka fat.
    Kosovares edhe Azizes i uroj shume suksese se jan krenaria e jon, edhe e di se qe te dyja do te arrin shume.
    Ju pershendes

  6. Ju urojm suksese te matutjeshme ne profesionalizem fati qoft ne anen tuaj ,me respekt clubi boksit PEJA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.