RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Terbunja vs. Grafka – II – me 26 Prill në Malmo të Suedisë

2 min read

Naim Terbunja vs. Bartolimiej Grafka 2Boksieri ynë Naim Terbunja do të boksoj me 26 Prill në Malmo të Suedisë. Terbunja përball do të ketë boksierin nga Polonia, Bartlomiej Grafka.

Terbunja dhe Grafka njihen mes veti pasi që në vitin 2012 kanë boksuar njëri me tjeterin. Terbunja në atë botë në Prishtinë e fitoi me vendim unanim pas 6-raundeve. Pra, ballafaqimi i tyre i dytë do të jetë mjaft interesant për disa arsye. Terbunja do të kërkoj të dëshmohet sërish, por kësaj here para publikut suedez, ndërsa Grafka do të mundohet ti revanshohet për humbjen e pësuar dy vite më parë.

Terbunja vjen me shumë vetëbesim në këtë duel pasi muajin e kaluar fitoi përballjen në SHBA ndaj Maurice Amaro. “Jam i përgatitur shumë mirë. Kam stërvitur me muaj të tërë në SHBA duke pasur sparringje me shumë boksier cilësor. Poashtu fitorja me shtoi kënaqësin e madhe dhe nuk dua të humbi kohë. Dua të bëjë meçe sa më shumë për të pretenduar aty ku kam synimin” theksoi Terbunja.

Terbunja pas këtij meçi sërish do të udhëtoj për në SHBA, ku pret tjera sfida tjera. “Pas qëndrimit tim disa muaj në SHBA, vendosa të kthehem në Suedi për ti vizituar familjen time, të afërmit dhe të gjithë miqt që i kam dhe njëkohësisht për tu relaksuar. Pas kësaj përballje kthehem sërish në SHBA, ku atje mendoj se do të kam avancim më të madh” tha Terbunja për Kosova Boxing.

Armand Krajnc PromotionNga humbja me Terbunjen me 2012, Grafka ka zhvilluar tetë meçe të tjera duke rritur rekordin e tij personale në 9 fitore (3 KO) 8 humbje dhe një barazim. Dueli do të jetë mjaft interesant për shkak të zhvillimit të dy boksierëve për këto dy vite.

Agjencioni Kosova Boxing do të jetë prezente në Malmo të Suedisë ku ka ndërmjetësuar këtë meç. Poashtu pos këtoj meçi Kosova Boxing ka ndërmjetësuar dhe tre meçe të tjerë duke ngritur imazhin e zhvillimit të boksit edhe jashtë vendeve shqiptare.

Artan Vërbica
16 Prill 2014 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.