RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Terbunja mposhtet padrejtësisht

2 min read

Më mirë humbës duke ta vjedhur meçin, se fitore kontraverse

Naim Terbunja 2Huntington, New York, 18 korrik 2014 – E papritur ka qenë humbja e mbrëmshme e boksierit tonë Naim Terbunja, karshi amerikanit Jason Escalera 14-2-1 (12 KO). Kjo humbje vjen në një moment jo të mirë për boksierin tonë pasi që në shtatë përballjet e para kishte shënuar të gjitha fitore, por ja që vjen një humbje e dhimbshme. Themi e dhimbshme, duke ditur potencialin që posedon Terbunja, i cili ka të gjitha tiparet e një boksieri kampion. Por, nga ajo që e kemi shiquar mbrëmë në TV ESPN 2,  humbja është e pamerituar sepse ai arriti ti fiton katër raunde, ndërsa humbi një apo dy raunde.

Terbunja e nisi meçin keq, sikur se me Sergjan Mihajloviq dy vite më parë, ku pas një pakujdesie mori një goditje dhe ra në gjunjë. Dhe ky skenar i ndodhi edhe dje, ku ndoshta i dha më shumë reputacion boksierit amerikan Escalera në vazhdim të meçit. Terbunja u zgjua dhe vazhdoi mjaft mirë duke e marrë vetën dhe në momentet e fundit arriti që shumë mirë ti kundërpërgjigjet me goditja të sakta. Më pastaj vazhdoi me dominimin ku fitoi raundet dy, tre, katër. E pesta mund të kishte qenë e barabartë apo e Escaleres, por e fundit e gjashta i takoi sërish boksierit tonë. Ashkush nuk e besoi që Escalera do të shpallet fitues, por dy gjyqëtarët e vlerësun Escalerën fitues me 57-56, ndërsa njëri me 58-56  për Terbunjën. Edhe të pranishmit në palestër u hutuan me vendimin, por ja që gjyqëtarët e japin të fundit vendimin e tyre, i cili mbetët gjithmonë i pakthyeshëm.

Pas kësaj bëra një analizë ku kuptova që edhe Escalera paska qenë pjesë e të njejtit ekip, Star Boxing e Joe DeGuardias. A thua në këtë meç është shfrytëzuar Terbunja për të rikthyer reputacionin amerikanit i cili kishte humbur dy përballjet e fundit. Mbetët të kuptohet në ditët në vijim. Por, do ta përmbyllim me një fjalë timen. Më mirë të humbësh duke të vjedhur meçin, se sa të fitosh në mënyrë kontraverse. Terbunja duhet të vazhdoj dhe të jetë krenar për atë që demonstroi dhe duhet të jetë i kujdesshëm në vazhdimin e karrierës së tij.

Artan Vërbica
19 korrik 2014  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.