RTK

RTKLive
5 Dhjetor, 2021

Terbunja kundër Jason Escalera me 18 Korrik

2 min read

Terbunja poashtu nënshkrruan me Joe DeGuardia e Star Boxing

Foto: Artan Vërbica, Naim Terbunja dhe Joe DeGuardia 

IMG_1843Boksieri ynë perspektiv Naim Terbunja do të zhvilloj duelin e radhës me 18 korrik në Huntington të New York-ut, ku përballë do të ketë amerikanin Jason Escalera.

Escalera deri më tani ka zhvilluar 16 meçe profesioniste, i cili ka bilanc prej 13 fitore (12 KO), dy humbje dhe një barazim. Ndërsa Terbunja deri më tani ka zhvilluar 7 meçe profesioniste, dhe të gjitha fitore. Ai do të synoj fitoren e tetë në karrierë e cila do ti hapë rrugë tjera drejt synimeve dhe të ardhmës së tij.

IMG_1830Terbunja ditë më parë nënshkroi kontratë me promoterin e kompanisë Star Boxing, Joe DeGuardia, i cili më herët kishte pasur në menaxhim edhe boksierin tonë të njohur Elvir Muriqin.

“Jam shumë i gëzuar që me performancën time kam bundur Joe DeGuardian të interesohet dhe të nënshkruaj me mua. Ai më ofroi kontratë të mirë dhe jam i kënaqur me arritjen e marrveshjes” theksoi Terbunja për Kosova Boxing, gjatë qëndrimit tonë në New York.

“Unë jam vështruar dhe përcjellur vazhdimisht nga agjentët e Star Boxing, që nga fitorja ime në Golden Gloves. Por, IMG_1849fitorja ime ndaj Mauricio Amaro në muajin mars ka rezultuar me interesimin edhe më të madh, gjë që presin shumë nga unë” tha më tutje Terbunja.

Ne patëm rastin të takojmë edhe Joe DeGuardian. Tek ai dukej një pozitivitet dhe shenjë gëzimi që tani ka në petkun e tij boksierin Terbunja. Poashtu DeGuardias iu dhurua si dhuratë revista e re e Kosova Boxing Magazine.  “Me Terbunjen do të punojmë në një shteg të gjatë. E njoh mirë që nga fitorja e tij e madhe në Golden Gloves. Ai ka potencial dhe besoj që ta dëshmoj nga meçi në meç, Jam shumë i lumtur që kam Terbunjen në mesin e boksierëve të mij” tha DeGuardia për Kosova Boxing.

Kosova Boxing përcolli nga afër mbrëmjen e “Top Rank Promotion”, duke qenë mediumi i parë shqiptar që fiton një të drejtë akreditimi në SHBA dhe në njërën ndër ngjarjen më të madhe në botë e zhvilluar në Barclays Center në New York, ndërmjet rusit Ruslan Provdnikov dhe Chris Alegri.

Artan Vërbica
24 qershor 2014 

 

2 thoughts on “Terbunja kundër Jason Escalera me 18 Korrik

  1. Urime te perzemerta ! Vetem vazhdoni me kete tempo… Veq tani jeni ne nivel me mediumet e tjera boterore… Serati

  2. E pergezoje edhe Naimin bokserin tone me te talentuare. I deshiroje suksese te metutejsheme shampionite tone te ardheshem… Serati

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.